Ushtarët italianë dhe trajnerët hungarezë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe frikën nga zjarri në Kampin Novo Selo.
Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i përmes një postimi në “Facebook”.
“Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të NATO-s KFOR, në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktiç i KFOR-it (KTRBN), kanë zhvilluar një stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe rrahjeve (CRC) dhe frikën nga zjarri në Kampin Novo Selo”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se gjatë stërvitjes pjesëmarrësit u ekspozuan ndaj nxehtësisë dhe flakëve të shkaktuara nga pajisjet djegëse, duke përmirësuar kështu gatishmërinë operacionale dhe rezistencën psikologjike.
Po ashtu thuhet se këto stërvitje janë të domosdoshme për të integruar aftësitë e kontrollit të turmave me kapacitetin për të vepruar në kushte stresi të shkaktuara nga zjarri, duke siguruar reagime të qeta dhe efektive në situata të vështira.