By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim
Opinion

Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim

Kosova Times
Last updated: 2025/08/11 at 4:47 PM
Kosova Times Published August 11, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj –

Në çdo cep të botës ku valon një flamur shqiptar – qoftë në ballkonin e një banese në Zvicër, në oborrin e një shtëpie në Suedi, apo në zemrën e një emigranti në gjithë Europën, në Amerikë e Australi – atje jeni ju: mërgata jonë e dashur, krenaria jonë e heshtur dhe mbështetja jonë e pandalshme. Shqiptarët ndër vite janë detyruar të largohen nga vendlindja për arsye politike, ekonomike, apo edhe për të ndërtuar një jetë më të mirë për familjet e tyre. Por as largësia dhe as koha nuk ua kanë zbehur dashurinë për vendin. Në të kundërtën – e kanë forcuar. Kjo letër nuk është thjesht një ftesë për një ngjarje apo një takim veror. Është një thirrje e zemrës, një shenjë mirënjohjeje, dhe një ftesë për të ndërtuar ura të reja midis nesh – si ata që jetojnë në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, ashtu edhe ata që jetojnë në diasporë, por me zemër gjithmonë në atdhe. Mërgata – më shumë se ndihmë Në kohët më të vështira historike, mërgata shqiptare ka qenë shtylla që e ka mbajtur gjallë shpresën. Nga ndihmat financiare, deri te lobimi ndërkombëtar, nga mbështetja për familjet e tyre në vendlindje, deri te investimet në shkolla, rrugë e spitale – kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm. Jo rrallë, mërgimtari është bërë institucion më vete për fshatin apo qytetin prej nga vjen. Por ajo që shpesh harrojmë është edhe përkushtimi emocional dhe sakrifica – jetët që kanë lënë pas, mundësitë që i kanë dhënë vendlindjes, e mallin që e bartin përditë. Ftesë për njohje, bashkim dhe respekt Organizimet që po bëhen gjithandej – në fshatra, qytete e komuna – nuk janë vetëm për t’u argëtuar apo për të festuar. Ato janë mision kulturor dhe shoqëror: – Të njihen gjeneratat mes vete; – Të ruhet gjuha, tradita dhe ndjenja kombëtare; – Të falënderohet secili që ka kontribuar për të mirën e përbashkët. Në këtë frymë, kjo ftesë publike i drejtohet çdo shqiptari në diasporë: Vazhdoni të jeni pjesë e jonë. Vijeni mallin në takim me ne. Sillni buzëqeshjet, kujtimet dhe dashurinë që s’ju është shuar kurrë. Sepse, në fund të ditës, asgjë s’është më e fuqishme se një komunitet që i mban rrënjët gjallë, edhe kur degët janë shpërndarë nëpër botë. Ju falënderojmë. Ju duam. Dhe gjithmonë ju mirëpresim.

Opinioni i pavarur, nuk përfaqëson qëndrimet e Kosova Times

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times August 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si miqtë e Putinit – vëllezërit Rotenberg fshehën pasuritë pas vendosjes së sanksioneve

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
“Vazhdimi i rrëmbimit partiak të shërbimit sekret shtetëror, klika e SNS mbron punët e veta kriminale”: Stefanoviq për Orliqin si drejtor i BIA-s
Hoxhiq uron Ditën e Boshnjakëve: Të ndërtojmë paqen dhe mirëkuptimin!
Dy toga ruse ranë drejt e në një pritë të përgjakshme dhe u shpartalluan
Liz Hurley, 58, u vlerësua si ‘gruaja më e nxehtë në planet’ teksa zhvishet me bikini të kuqe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?