By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonci: Kemi zgjerim të raporteve me SHBA-në në mbrojtje e siguri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Maqedonci: Kemi zgjerim të raporteve me SHBA-në në mbrojtje e siguri
Uncategorized

Maqedonci: Kemi zgjerim të raporteve me SHBA-në në mbrojtje e siguri

Kosova Times
Last updated: 2025/08/11 at 11:41 AM
Kosova Times Published August 11, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se është thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së).

 

Ai në një intervistë në “Euronews Albania” ka dhënë hollësi mbi marrëveshjen e parë kornizë të mbrojtjes në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Kemi thellim dhe zgjerim të raporteve me ShBA-në, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Që nga koha kur e kam marrë detyrën e ministrit, para dy viteve, kam pasur tri vizita në Departamentin e Mbrojtjes. Gjatë vizitës së fundit, së bashku me asistentsekretarin e Mbrojtjes, jemi dakorduar për rrugën e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Konkretisht, kemi rënë dakord për të punojmë bashkërisht për implementimin e disa pikave, që Kosova të jetë e vetëqëndrueshme në aspektin e mbrojtjes dhe në të ardhmen të ketë kapacitete të afta për ta mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të saj”, ka thënë Maqedonci.

Po ashtu, ai ka treguar se “jemi dakorduar për trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe për pjesëmarrje në misione në vende të huaja, si ajo që kemi bërë në Kuvajt”.

“Po ashtu, kemi dy pika të veçanta: industrinë e mbrojtjes dhe një rritje të bashkëpunimit për përgatitjen e shoqërisë për të reaguar dhe për t’i mbështetur institucionet e sigurisë për ta mbajtur qëndrueshmërinë në rast lufte. Do të kemi një fabrikë shtetërore ushtarake. Së fundmi kemi pasur një takim në Prishtinë për sinkronizimin e investitorëve ushtarakë amerikanë me kompanitë tona ku, përveç sektorit publik, po punojmë edhe me sektorin ushtarak privat amerikan, që është një nga prioritetet e kryeministrit dhe për mua personalisht, për të fokusuar këtë industri jo vetëm për vendin, por edhe për eksport”, tregoi Maqedonci.

Ai theksoi se bashkëpunimi me aleatët është i fuqishëm, duke pasur një ekip këshillues të NATO-s, i drejtuar nga një gjeneral gjerman, që mbështet ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për objektivat dhe afrimin me NATO-n.

“ShBA ka stacionuar trupa në Kosovë, jashtë mandatit të KFOR-it, që kanë për qëllim bashkëpunimin bilateral dhe mbështetjen në trajnime. Ushtria e ShBA-së na mbështet edhe me donacione. Kemi ndërtuar një prej poligoneve më të mira për qitje me armë të lehta, që ka kushtuar dy milionë euro. Gjithashtu, kemi pranuar një kontingjent automjetesh të blinduara, të cilat janë blerë me një shumë simbolike”, ka thënë ai.

Sa i përket ecurisë drejt anëtarësimit në NATO, Maqedonci ka bërë me dije se janë duke bërë përpjekje për anëtarësim të plotë në NATO. “Kosova ka ndërtuar kapacitete ushtarake nga fillimi dhe NATO ka qenë ajo që ka mbështetur krijimin e këtyre kapaciteteve”, ka shtuar ai.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times August 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Burgim të përjetshëm vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
“Afganistani është ferr” për mbështetësit e gjeneralit të vrarë afgan
Rusia sulmon Ukrainën me 270 dronë gjatë bisedimeve në Uashington
Policia e rajonit të Prishtinës ekzekuton 151 urdhëresa gjykate
Lista Serbe: U tregua unitet i lartë i popullit serb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?