Në prezantimin e tij i pranishëm ka qenë edhe kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Qyteti i gjallë, i punës dhe i ambicies meriton një udhëheqje që shikon larg, që punon pandalur dhe i shërben çdo qytetari me ndershmëri e vendosmëri. Sot, prezantuam kandidatin tonë për kryetar të Ferizajt, Enver Halitin, njeriun që do të udhëheqë këtë qytet drejt kapitujve më të mirë”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.

Sipas Vetëvendosjes, Enver Haliti vjen me përvojë, integritet dhe vizion për Ferizajn që bëhet shembull i zhvillimit modern në gjithë Kosovën, me infrastrukturë që lidhet, ekonomi që rritet, arsim e kulturë që fuqizohen dhe një qeverisje që u përgjigjet qytetarëve çdo ditë.

“Me mbështetjen e plotë të kryeministrit Albin Kurti dhe në praninë e Sekretarit Organizativ Alim Rama, Ministrit Hekuran Murati, deputetëve Valon Ramadani e Adelina Grainca, ish-deputetëve Alban Bajrami e Shqipe Metaj-Isufi, Zëvendësministrit Vigan Qorolli, si dhe strukturave drejtuese të Qendrës sonë në Ferizaj, riafirmuam sot vendosmërinë tonë për ta çuar Ferizajn drejt fitores së 12 tetorit. Me Enver Halitin kryetar dhe me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, Ferizaj do të ecë me hapa të sigurt drejt zhvillimit, drejtësisë dhe barazisë”, thuhet tutje në komunikatë.