Manxhuka ka theksuar se fillimisht vrasësin në Gjilan e bënë shok të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.

Tutje ai ka thënë se pastaj e bënë pjesëmarrës në një organizim shtetëror. Pastaj dolën se dhe vet ishin aty. Pastaj doli jo organizim shtetëror. Pastaj doli organizim i Ambasadës së Shqipërisë.

“Të gjitha këto brenda dy ditësh. Dhe askush nuk foli më të thoshte se gabuam në lajm apo keqinformuar”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ndryshe Tahiri, në një konferencë për media gjatë ditës, theksoi se Kosova po kalon nëpër një gjendje alarmante të sigurisë, ku po mbretërojnë bandat kriminale, që sipas tij, janë të inkurajuara dhe mbrojtura nga pushteti.