Sipas njoftimit, rasti është shënuar rreth orës 11:45 në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, ku policia ka ndaluar një furgon të bardhë me targa vendore, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Po ashtu theksohet se gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar sasinë e konsiderueshme të kërpudhave, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, malli është sekuestruar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës.