By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të po shqyrtojnë idenë e një këshilli paqeje për Ukrainën
January 17, 2026
Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës
January 17, 2026
Ekipi A i Zelensky-t do të mbërrijë në Miami ndërsa Trump shtrëngon vidat përpara Davosit
January 17, 2026
A mund të përshkojë një Mini një milion kilometra me një motor nafte me tre cilindra të brishtë?
January 17, 2026
11 vjecari vret babanë sepse i mori Nintendo Switch
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 633 zjarre gjatë një jave, 9 vatra aktive, 23 arrestime për zjarrvënie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 633 zjarre gjatë një jave, 9 vatra aktive, 23 arrestime për zjarrvënie
Lajme

633 zjarre gjatë një jave, 9 vatra aktive, 23 arrestime për zjarrvënie

Kosova Times
Last updated: 2025/08/13 at 2:37 PM
Kosova Times Published August 13, 2025
Share
SHARE

Në një konferencë të përbashkët për media, Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës raportuan se gjatë ditëve të fundit në gjithë territorin e Kosovës janë regjistruar 633 zjarre, nga të cilat aktualisht 9 vatra janë aktive, ndërsa është duke vazhduar ndërkohë puna intensive për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj, tha se shumica e zjarreve janë lokalizuar falë angazhimit të institucioneve, përfshirë edhe ndihmën e KFOR-it..

“Siç jeni duke u njoftuar, vendi po përballet me zjarre të shumta që po shfaqen në të gjithë territorin. Agjencia për Menaxhim të Emergjencave, në koordinim me njësitë zjarrfikëse në terren, qendrat operative emergjente, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, është angazhuar maksimalisht dhe po bën përpjekje maksimale për të adresuar çdo pasojë nga situata e krijuar. Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre”, tha ai .

Metaj sqaroi se gjatë kësaj jave, situata më e rënduar ka qenë në fshatrat Kqiq i Vogël, Zasellë, Meshinë, Tugjevc, Dumnicë, Merdare dhe Orllan, ku jeta e njerëzve ka qenë në rrezik serioz. “Me ndërhyrje profesionale, zjarret janë lokalizuar. Aktualisht kemi 9 vatra aktive, gjendja në vend është stabile, por e brishtë për shkak të temperaturave të larta”, shtoi ai.

Ndërsa, drejtori i Divizioni të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi tha se sa i përket zjarrvënieve janë arrestuar 23 persona për këto raste dhe në kuadër të hetimeve, Policia e Kosovës ka hapur 193 raste që lidhen me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

“Ne u bëjmë apel qytetarëve, veçanërisht atyre që frekuentojnë natyrën, të tregojnë kujdes maksimal sepse edhe një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë zjarr me pasoja të mëdha. Çdo akt individual kujdesi është i rëndësishëm, veçanërisht gjatë periudhës me temperatura të larta”, tha ai.

You Might Also Like

Cakolli: Rinumërimi i pjesshëm nxjerr në pah problemet në procesin zgjedhor

Katastrof ekologjike: Liqeni i Badovcit mbulohet nga mbeturinat

2,658 tiketa të shqiptuara

Policia raporton për arrestime për dhunë, armëmbajtje e narkotikë në Kosovë

Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë

Kosova Times August 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OVK-ja zgjodhi organet e reja, Arsim Ademi – kryetar

Kosova Times Kosova Times September 9, 2023
Burri ra nga Kulla “Apollo”
“Tokë e shkrumbuar”: Gazetarët e REL-it në vijën e frontit në Ukrainë
Një nga njerëzit më të fuqishëm në industrinë evropiane të automobilave dha dorëheqjen papritmas
Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës raketa me rreze veprimi prej 150 km për sulmet në Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?