By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata
October 23, 2025
Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik
October 23, 2025
BKK nikoqire e takimit rajonal të bibliotekave kombëtare
October 23, 2025
Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre
October 23, 2025
Rruga “Marin Barleti” në Prizren rikthehet në pamjen historike
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASH: Hapat e Kosovës, të besueshëm por jo të qëndrueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASH: Hapat e Kosovës, të besueshëm por jo të qëndrueshëm
Lajme

DASH: Hapat e Kosovës, të besueshëm por jo të qëndrueshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/08/13 at 9:24 PM
Kosova Times Published August 13, 2025
Share
SHARE

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe e medies. Në raportin e tij të publikuar mbrëmë, DASH në pjesën për Kosovën, ka përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe medie.

 

Aty theksohet po ashtu se deri në shtator AGK-ja ka raportuar 53 raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër medieve.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për respektimin e të drejtave të njeriut në botë për vitin 2024.

Në pjesën për Kosovën, u theksua se Qeveria ka ndërmarrë hapa të besueshëm por jo të qëndrueshëm në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Në pjesën për ‘Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe dëshmi për akte që mund të përbëjnë gjenocid’, raporti përmend se nga 1 janari deri më 2 dhjetor, Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi katër ish-pjesëtarë të forcave serbe për krime lufte.

Tutje, në pjesën për lirinë e medias, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.

“AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, thuhet në raport.

Aty theksohet po ashtu se deri në shtator AGK-ja ka raportuar 53 raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.

“Gazetarët pohuan se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vet censurë. Disa gazetarë janë shmangur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Herë pas here, gazetarët kanë marrë oferta për përfitime financiare në këmbim të raportimeve pozitive ose për të braktisur hulumtime”, është thënë, mes tjerash, në raport.

Në pjesën për të drejtat e punëtorëve, raporti thekson se dyshohet për shkelje të standardeve Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSH) në sektorin e ndërtimit, për shkak se punëtorët shpesh punonin në lartësi të rrezikshme dhe pa pajisje të duhura sigurie.

Kur flitet për sigurinë, raporti thotë se ka pasur shqetësime lidhur me sjelljen e policisë gjatë vitit 2024, ku përmenden ankesa ndaj policisë që kryesisht përfshinin keqtrajtime, përdorim të tepruar të forcës, keqpërdorim të detyrës zyrtare e të tjera.

Në pjesën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, theksohet se megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare për martesat e hershme dhe të detyruara të fëmijëve, kjo është praktikë e zakonshme, përfshirë në komunitetet Romë, Ashkali, Egjiptian, Boshnjak dhe Goran.

Raporti ka theksuar se Qeveria bashkëpunoi me Zyrën e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe organizata të tjera humanitare për të siguruar mbrojtje dhe ndihmë refugjatëve si dhe personave të tjerë në nevojë.

You Might Also Like

Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata

Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik

Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre

Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

ODIHR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Kosova Times August 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

I riu nga Brukseli. Kush po zevendeson njerëzit e Prigozhinit në Afrikë

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Nesër Kuvendi mban seancë, shënohet 25-vjetori i Betejës së Koshares
Shikoni si dukej Ukraina nga hapësira natën e 24 nëntorit pa energji elektrike për shkak sulmeve ruse
Temperatura rekorde në botë: Si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike
Sveçla: Sheholli u arrestua për spiunazh, akti më i rënë ndaj sigurisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?