By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Çmimi në Japoni dëshmon misionin moral të RTK-së për të vërtetën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Çmimi në Japoni dëshmon misionin moral të RTK-së për të vërtetën
Lajme

Gërvalla: Çmimi në Japoni dëshmon misionin moral të RTK-së për të vërtetën

Kosova Times
Last updated: 2025/08/13 at 9:05 AM
Kosova Times Published August 13, 2025
Share
SHARE

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka bashkëpunuar me televizionin publik japonez NHK në realizimin e një dokumentari që trajton dhunën seksuale të ushtruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

 

Drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla, tha se ky projekt nuk ishte thjesht një angazhim teknik apo institucional. Sipas Gërvallës, përtej funksionit të tij si transmetues publik, RTK e ktheu këtë projekt në një mision moral, duke ofruar jo vetëm burimet dhe kapacitetet e saj teknike, por edhe mbështetje të sinqertë për një kauzë të ndjeshme dhe të rëndësishme: mbrojtjen dhe promovimin e së vërtetës për dhunën seksuale të ushtruar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

“Në nivel teknik e logjistik, RTK vuri në dispozicion të NHK-së gjithçka që kërkohej për një prodhim serioz: nga pajisjet profesionale të xhirimit dhe montazhit, tek ekipi i përkushtuar i gazetarëve, ngasësve, kameramanëve dhe teknikëve. Ky bashkëpunim u zhvillua me standarde të larta ndërkombëtare, duke garantuar që materiali të kishte cilësi të denjë për një audiencë globale”, ka shkruar Gërvalla në Facebook, pasi dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, me rrëfimin e mbijetuares së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, është shpërblyer me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze e Japonisë.

Ai theksoi se veçantia e kësaj nisme qëndron te pozicionimi i RTK-së si aktor aktiv në përhapjen e së vërtetës dhe sensibilizimin për një plagë të rëndë shoqërore. Sipas Gërvallës, duke ofruar mbështetje për realizimin e këtij dokumentari, RTK bëri një hap të guximshëm në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe në mbrojtjen e dinjitetit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve.

“Në një kontekst ku shpesh viktimat e dhunës seksuale janë përballur me stigmatizim dhe heshtje shoqërore, ky veprim i jep zë atyre që për dekada janë ndjerë të padukshëm”, shtoi Gërvalla.

Tutje ai theksoi se fakti që ky projekt u realizua në bashkëpunim me NHK-në, një media me reputacion global, e rrit peshën e tij shumëfish.

“Historia e dhunës seksuale në Kosovë nuk mbetet më vetëm në kornizat e debatit lokal; ajo bëhet pjesë e ndërgjegjes ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, dokumentari nuk është vetëm një produkt mediatik, por edhe një mjet diplomatik i fuqishëm për të sfiduar narrativat që mohojnë apo relativizojnë krimet e kryera nga forcat serbe”, nënvizoi drejtori i Televizionit në RTK.

Ai vuri në pah se roli i mediave publike si RTK nuk kufizohet në raportimin e lajmeve të ditës, por edhe në ruajtjen e historisë së një populli.

“Me këtë projekt, RTK dëshmon se është e gatshme të shkojë përtej kufijve të detyrës së zakonshme, duke u bërë mbrojtëse e kujtesës dhe e të vërtetës. Në këtë rast, transmetuesi publik nuk ishte vetëm kronist i ngjarjeve, por pjesëmarrës aktiv në një proces të rëndësishëm shoqëror dhe historik. Prandaj, nisma për të mbështetur NHK-në në realizimin e këtij dokumentari nuk është një episod i zakonshëm bashkëpunimi mediatik; është një dëshmi e qartë e ndërthurjes mes profesionalizmit dhe humanizmit. RTK tregoi se media publike mund të jetë një instrument i drejtësisë historike, duke i dhënë zë të mbijetuarave dhe duke e përballur botën me një realitet që nuk guxon të harrohet”, ka përfunduar Gërvalla.

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times August 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qindra mijëra ukrainas refuzojnë pasaportat e tyre – shpjegoi deputeti i Popullit arsyen

Kosova Times Kosova Times September 13, 2024
Drejtori i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RS: Si po shkel kushtetutën Dodik dhe po e shpall shkeljen e saj
Pas pushimit dimëror, sot në Speciale vazhdon gjyqi ndaj Pjetër Shalës
Një burrë u godit me grushte dhe shkelur në kokë nga një oficer policie në Mançester
30 palestinezë të vdekur në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?