“Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë”, ka deklaruar kancelari austriak gjatë vizitës në Serbi.

Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë e tillë që “njerëzit në këtë zonë të rajonit të mund të bashkëjetojnë në paqe, sado e vështirë të duket kjo në këtë moment”.

Kancelari austriak ka deklaruar se mirëpret çdo masë që do t’i rikthejë Kosovën dhe Serbinë në sstryezën e bisedimeve.