Policia ka arrestuar tre persona në fshatin Gramaçel të Deçanit, pasi në pronat e tyre janë gjetur armë, municion dhe narkotikë.
Gjatë bastisjes u konfiskuan dy pistoleta me leje, dy pushkë, 110 fishekë, katër thika, pajisje për mirëmbajtje armësh, rreth 1.5 gramë marihuanë, si dhe dy automjete të dyshuara për shmangie doganore.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.