Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 98 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2265 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 36 persona, prej të cilëve 17 ka dërguar në mbajtje dhe 1 persona në vuajtje të dënimit.