Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) është pritur në një takim zyrtar nga z. Jarmo Helppikangas, Shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL e UÇK-së paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin dhe qasjen e Gjykatës Speciale, duke kërkuar që këto shqetësime të adresohen dhe të përcillen nga Helppikangas tek të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në fund të takimit, delegacioni falënderoi Helppikangasin për gatishmërinë dhe vullnetin për t’i dëgjuar dhe për t’u angazhuar në këtë çështje me rëndësi.
OVL e UÇK-së vlerëson lart rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në Kosovë, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.