Në fshatin Pirg të Maliqit të Shqipërisë është shënuar një ngjarje tragjike, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në spital pas një përplasjeje me thika mes tyre. Policia bën me dije se incidenti ndodhi rreth orës 17:30 brenda një lokali.

Si pasojë e plagëve të marra, një prej të rinjve ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri po trajtohet nga mjekët dhe është nën mbikëqyrjen e forcave policore.