By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A kemi parti politike apo klube private?
September 12, 2025
Horoskopi ditor për 13 shtator
September 12, 2025
Perla e Costa Blanca që kombinon artin, traditën dhe Mesdheun
September 12, 2025
Vera ende vazhdon!
September 12, 2025
Jeta në qytetin më të shtrenjtë në botë: Hidhini një sy brenda një ndërtese me apartamente nëntë metra katrorë që jepen me qira për 500 euro në muaj
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UGSh, Qarku Fier Çertifikatë Mirënjohje Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Proda
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UGSh, Qarku Fier Çertifikatë Mirënjohje Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Proda
Lajme

UGSh, Qarku Fier Çertifikatë Mirënjohje Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Proda

Kosova Times
Last updated: 2025/08/14 at 4:59 PM
Kosova Times Published August 14, 2025
Share
SHARE

Një shoqëri e mirëinformuar është më e sigurt, më e drejtë dhe më demokratike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Fier, vlerëson me Certifikatë të Mirënjohjes Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda priti në një takim një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Fier, takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta.

Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të Qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj, njëkohësisht edhe drejtor i medias online “Newsalbania”, së bashku me gazetarët Mariglen Bita, Ervis Profka dhe gazetarin e mirënjohur Fatmir Popja, i cili është edhe një nga themeluesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i dorëzuan Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Çertifikatën e Mirënjohjes me motivacionin:
“Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe medias. Puna juaj ka ndikuar pozitivisht në krijimin e një klime besimi, respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, duke e bërë informacionin publik më të aksesueshëm dhe komunikimin me gazetarët më efikas.”

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda e cilësoi takimin si një moment të rëndësishëm dialogu dhe vlerësimi të ndërsjellë, jo vetëm me gazetarët e unionit të qarkut Fier, por me të gjithë gazetarët brenda dhe jashtë vendit që kanë interes të bashkëpunojnë dhe komunikojnë me Policinë e Shtetit, duke shprehur angazhimin e Policisë për të thelluar më tej marrëdhëniet me median, si një komponent thelbësor i forcimit të rendit dhe sigurisë publike.

Ilir Proda:
“Së pari, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për këtë certifikatë vlerësimi, të cilën nuk e shoh thjesht si një çmim personal, por si një mirënjohje për të gjithë Policinë e Shtetit, që prej kohësh e konsideron median si një partner të domosdoshëm në përmbushjen e misionit tonë.
Gazetarët janë gur themeli i shoqërisë, ura lidhëse mes Policisë dhe qytetarëve, syri dhe veshi i tyre, por edhe pasqyra ku ne shohim punën tonë. Shpeshherë, jeni edhe oponenca konstruktive që na ndihmon të kuptojmë se ku duhet të përmirësohemi.
Transparenca dhe marrëdhënia korrekte me median nuk janë vetëm detyrim ligjor, por kulturë pune dhe bindje personale imja, të cilën e kam vendosur në themel të veprimtarisë sonë institucionale.
Ju siguroj se ky standard komunikimi dhe bashkëpunimi do të mbetet gjithmonë prioritet i Policisë së Shtetit. Ne do të jemi të hapur, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për dialog, sepse e dimë se kur Policia dhe media punojnë së bashku me ndershmëri e besim, qytetarët fitojnë siguri, të vërtetën dhe shpresën për një shoqëri më të drejtë.
Dua t’ju siguroj gjithashtu se Policia e Shtetit tashmë ka një udhëzues dhe protokoll sigurie për mbrojtjen e gazetarëve, si dhe një pikë kontakti që ndjek në dinamikë çdo denoncim apo shqetësim tuajin. Ne jemi të angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mbrojtjen tuaj.”

Vladimir Muçaj:
“Ky vlerësim është një dëshmi e qartë e progresit që ka bërë Policia e Shtetit në ndërtimin e një kulture të re institucionale, ku media nuk shihet si një pengesë, por si një partner përmes së cilës informacioni i saktë, i verifikuar dhe i shpejtë mbërrin te qytetari. Kjo marrëdhënie nuk është ndërtuar rastësisht. Ka qenë iniciativa e kësaj dege të Unionit dhe e të tjerave në Shqipëri, të përbëra nga gazetarë me përvojë shumëvjeçare dhe kontribute të rëndësishme në median kombëtare dhe lokale, që kanë nxitur dhe konsoliduar këtë bashkëpunim. Ky komunitet profesional gazetarësh, që i njeh sfidat dhe përgjegjësitë e informimit publik, e konsideron thelbësore që bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese të jetë i strukturuar, i sinqertë dhe i dobishëm për shoqërinë.
Të falënderojmë me shumë sinqeritet për komunikimin që ke në përgjithësi me gazetarët, që pavarësisht ngarkesës së madhe të punës që ke, na kthen përgjigje në kohë reale, dhe kjo është hera e parë që ndodh në Policinë e Shtetit, që një Drejtor i Përgjithshëm i përgjigjet medias në kohë dhe duke adresuar tek personat përgjegjës për zgjidhjen e kërkesave të gazetarëve. Faleminderit Drejtor!”

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për aspekte që mund të përmirësohen më tej në marrëdhënien media–polici, për sfidat në raportimin korrekt të ngjarjeve kriminale, për komunikimin më efikas në situata emergjente dhe për rritjen e aksesit të gazetarëve te informacioni zyrtar, pa cenuar hetimet apo proceset ligjore në vijim.

Një element i veçantë i takimit ishte edhe dhurimi i librit të gazetarit Mariglen Bita, i cili trajton çështje kyçe të funksionimit të medias dhe sfidat profesionale që e shoqërojnë atë në Shqipëri.

Takimi tepër miqësor u përmbyll me angazhimin e të dyja palëve për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe gazetarëve në tërësi, duke u bazuar në parimet e transparencës, respektit institucional dhe profesionalizmit.

Të ngjashme

You Might Also Like

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

KFOR-i dhe Zyra e BE-së me Memorandum për mbështetje në situata kritike

Pejë, përurohen laurat digjitale për linjën hekurudhore

Krasniqi: Largimi i vajzave të Presidentes s’lidhet me shkollën

Mbyllet objekti i strukturave ilegale në veri

Kosova Times August 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Më 9 prill votohet për vizat për poseduesit e pasaportave serbe

Kosova Times Kosova Times April 6, 2024
Power: Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë në njohje të ndërsjellë
Rama: Komandant, Prishtina të pret
Eliminohet City, kualifikohen Man United, Arsenal dhe Newcastle
Pacolli thumbon krerët e shtetit: Bejne sfilata para hoteleve luksoze në Paris, minatorëve u thonë s’ka paga
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?