I arrestuari është identifikuar si K.D., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit kishte një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata për dy vepra penale, vrasje e rëndë në tentativë, dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Policia ka njoftuar se operacioni u zhvillua në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, ndërsa pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.