By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Specialja refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin
August 15, 2025
Hundozi: RTK kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare
August 15, 2025
Receta e tavës me patëllxhan dhe kungulleshka
August 15, 2025
Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës
August 15, 2025
Arrestohet 35-vjeçari i kërkuar për `vrasje të rëndë në tentativë`
August 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës
Kulturë

Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës

Kosova Times
Last updated: 2025/08/15 at 11:17 AM
Kosova Times Published August 15, 2025
Share
SHARE

Kisha “Lindja e Krishtit” është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari. Ka katër anijata, në të cilat ruhen mbi 3500 imazhe të shenjtorëve dhe skena biblike. Gjendja e ikonostaseve është e mirë – ai në anijatën kryesore është nga shekulli i XVIII, ndërsa ai në kapelë është nga viti 1649, shekulli XVII, gjë që e bënë atë një nga më të vjetrat e ruajtura në vendin tonë. Kisha ka kaluar nëpër restaurim në vitet 70-të të shekullit të XX, ku pikturat murale u pastruan nga një shtresë e trashë tymi e grumbulluar nga ndezja e qirinjve, u forcua struktura e jashtme dhe ajo mirëmbahet çdo ditë nga punonjësit e Muzeut Rajonal Historik në Veliko Tërnovo.

Kisha u ndërtua në tri etapa, ku pjesa e parë daton nga viti 1597, pjesa tjetër nga viti 1638, dhe konstruksioni përfundimtar u përmbyll në vitin 1649. Të gjitha muret dhe harkoret e kishës janë të mbuluara me piktura murale. Ndër pikturat më të shquara është ajo e quajtur Rrota e jetës, e cila simbolikisht tregon rrugën e njeriut – nga lindja, përmes dëshirës për pasuri dhe pushtet, deri te fundi i pashmangshëm. Rrota rrotullohet nga engjëjt dhe kujton për kalimtarinë e gjithçkaje tokësore. Mbi të shkruhet: “As nuk kam qenë, as nuk më ka pasur.”

“Kjo skenë për herë të parë u paraqit pikërisht në kishën e Arbanasit”, sqaron ciceroni nga Muzeu Rajonal Historik i Veliko Tërnovos, Petko Petkanski.

Petko Petkanski

Petko Petkanski

“Kjo përfaqëson interesin më të madh për shumicën e grupeve turistike. Çdo gjë në kishë ka një kuptim të madh, ndërsa disa nga skenat lidhen me mësime që janë të rëndësishme për çdo njeri. Veçanërisht prekëse është skena me Rrotën e jetës – simbol i kalimtarisë së jetës njerëzore dhe i asaj më të rëndësishmes për çdo njeri: shpëtimit të shpirtit të pavdekshëm. Ky mësim, i drejtuar kryesisht ndaj të pasurve, kujton se edhe nëse një njeri zotëron gjithçka gjatë jetës së tij, ajo që mbetet më e rëndësishme është shpëtimi shpirtëror.

Siç thuhet në Bibël: “Edhe nëse një njeri fiton gjithçka gjatë jetës, në fund do të jetë e rëndësishme vetëm të shpëtojë shpirtin e tij”. Njerëzit e pasur mbajnë përgjegjësi më të madhe, sepse kanë më shumë mundësi dhe duhet të reflektojnë mbi mënyrën se si kalojnë jetën e tyre dhe si përdorin burimet e tyre. Ata janë të thirrur të kujdesen jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Sa më shumë të zotërojë dikush, aq më shumë përgjegjësi ka. Prandaj kjo skenë është pikturuar pikërisht në Arbanasi, sepse në atë kohë aty po lindte një shtresë e re e krishterëve të pasur, diçka jo tipike për Perandorinë Osmane. Duke kuptuar përgjegjësinë e tyre, ata investuan pjesë të burimeve të tyre në ndërtimin e kishave – si shprehje e besimit dhe e shërbimit ndaj komunitetit.”

Në këtë periudhë në Arbanasi u vendosën shqiptarë, pas një fushate ushtarake të sulltan Bajazit II në këtë pjesë të Ballkanit. Ata ishin krishterë ortodoksë dhe pikërisht për këtë arsye u asimiluan shumë shpejt në popullsinë vendase – vazhdon rrëfimin e tij Petko Petkanski:

“Kemi të dhëna për emrat e njerëzve të tillë që kanë jetuar në Arbanasi që nga shekulli i XVII. Sot emrat shqiptarë praktikisht nuk gjenden më. Fshati u “bullgarizua” dhe popullsia e tij u bë e përbërë nga të krishterë. Në Perandorinë Osmane të asaj kohe njerëzit ndaheshin në myslimanë dhe në të krishterë. Kombësia nuk kishte rëndësi, më e rëndësishme ishte feja. Prandaj të gjithë të krishterët në perandori quheshin thjesht të krishterë, sepse ndarja ishte e vështirë. Kjo çoi në probleme serioze – në një moment rrezikohej që etnia bullgare të zhdukej krejtësisht. Pas shekullit XVIII, numri i bullgarëve u rikthye ngadalë dhe gradualisht. Megjithatë, në shekullin e XIX, shumë nga familjet e pasura filluan të flasin greqisht dhe të “grekëzohen”, siç shkruan vetë Paisij Hilendarski. Por me shfaqjen e një shtrese të pasur që filloi të arsimohej në vende të ndryshme jashtë Perandorisë Osmane, u rikthye ideja kombëtare që Bullgaria duhet të rikthehet brenda kufijve të saj kishtarë. Jo pa arsye, faza e parë e luftërave tona kombëtare për pavarësi ishte pikërisht për pavarësinë kishtare. Për këtë arsye, këto kishat në Tërnovo dhe rrethinat e tij kanë një rëndësi të madhe. Supozohet se Arbanasi luajti rolin e një qendre episkopale, e cila u zhvendos nga Tërnovoja (pas rënies së Bullgarisë nën sundimin osman 1393).

Sot në Arbanasi jetojnë pak më shumë se 300 banorë, por në rrugicat e kalldrëmta do të takoni shumë turistë. Duke vizituar këtë cep të Bullgarisë, njeriu kthehet në një epokë të kaluar, për të cilën dëshmojnë shtëpitë e ruajtura me dekor të pasur të brendshëm dhe vendet shpirtërore – pesë kisha dhe dy manastire aktive. Festa e fshatit përkon me një nga festat më të nderuara të krishterimit në verë – Fjetjen e Hyjlindëses (15 gusht).

Sigurisht se, shpërnguljet e shqiptarëve në Ballkan kanë lënë gjurmë edhe në Bullgari. Që nga Mesjeta fise bullgare dhe shqiptare bashkëjetojnë në Gadishullin Ballkanik. Nuk janë pak vendbanimet në territorin e Bullgarisë ku janë vendosur shqiptarët. Sot popullsi shqipfolëse në vend mund të gjendet vetëm në jug të Bullgarisë ku shtrihet fshati Mandrica. Pra, një fshat tjetër historia e të cilit ka të bëjë me shqiptarët e kemi në veri. Quhet Arbanasi dhe megjithëse nuk ka shqipfolës aty, gjurmët shqiptare i shohim në emrin dhe arkitekturën e tij.

Në të kaluarën në atmosferën kulturore në Bullgari shqiptarët janë quajtur me etnonimin arbanas, kurse trojet shqiptare – “Toka e arbanasve”. Vetë etnonimi vjen nga fjala greke Αρβανοί që është trajtë dyfishe e Αλβανοί. Më vonë është shfaqur dhe termi arnaut që ka të bëjë me fjalën turke arnavut. Pra, fshati Arbanasi që gjendet në afërsi të kryeqytetit të vjetër bullgar Tërnovo ka qenë vendbanim i shqiptarëve këtu./bnr

You Might Also Like

Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60

Donna Dafi ndez Korçulën me poza të nxehta në të kuqe, paralajmëron rikthim të fuqishëm muzikor

Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Beckham-at me zemër të thyer mësuan për rinovimin e betimit të martesës së Brooklyn-it në internet, ndërsa David dhe Victoria besojnë se djali i tij është larguar nga familja

Kosova Times August 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IPK me 8 rekomandime për procesin e gradimeve të rreshterëve të policisë

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Stoltenberg largohet: Kush do ta pasojë atë dhe do të marrë drejtimin e NATO-s?!
Prokuroria inicion rast ndaj Xhevat Krasniqit për ‘ngacmim seksual`
“Hapësira ime publike”, raportohen 2383 raste në 24 orë, zgjidhen 12 prej tyre
Stano: Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?