By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Samiti i Alaskës në Perspektivë
August 15, 2025
Krimet e luftës ende gjykohen mbi bazë të një ligji të ish-Jugosllavisë
August 15, 2025
Sa herë u takuan Trump dhe Putin para Alaskës? Tabela e plotë e rezultateve
August 15, 2025
Trump zbarkoi në Anchorage për takim me Putinin
August 15, 2025
Trupat ruse godasin ne SUmmi dhe Dnjeper pak para bisedimeve ne Alaska
August 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kur moralizimi shitet si guxim gazetaresk dhe puna reale bëhet objekt sharje!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kur moralizimi shitet si guxim gazetaresk dhe puna reale bëhet objekt sharje!
Opinion

Kur moralizimi shitet si guxim gazetaresk dhe puna reale bëhet objekt sharje!

Kosova Times
Last updated: 2025/08/15 at 7:22 PM
Kosova Times Published August 15, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Në Shqipëri është e lehtë të jesh “gazetar i guximshëm” nga një kolltuk i rehatshëm: nuk rrezikon asgjë, nuk sheh asgjë, nuk verifikon asgjë – mjafton të gjesh një ngjarje, t’i vesh një titull tronditës dhe të shpallësh se vendi po digjet. Por guximi i vërtetë nuk ka erë kafeneje; ai ka erë pluhuri terreni, djersë dhe rrezik.

Ka një kategori të caktuar “gazetarësh” që nuk hyjnë kurrë në terren. Nuk kanë parë kurrë si është të ndodhesh përballë një skene krimi, nuk e dinë si është të raportosh nga vendngjarja në orët e para të mëngjesit, nuk e kanë përjetuar tensionin e një operacioni policor. Ata e matin botën nga komoditeti i një kafeneje ose nga ndonjë zyrë e ngrohtë redaksie, duke marrë frymëzim nga statuset e rrjeteve sociale. Dhe nga ky “observator” i sigurt, janë gjithmonë gati të shpallin apokalipsin moral të shoqërisë.

Kur një grup gazetarësh në Fier vendos të jap një vlerësim simbolik  kreut të Policisë së Shtetit, për këta “rojtarë të së vërtetës” nuk ka asnjë mundësi që ky të jetë një gjest vlerësimi për punën konkrete – jo. Për ta, është patjetër “farsë”, “propagandë” ose “fyerje publike”. Është e pamundur që të shohin ndonjë gjë pozitive, sepse narrativi që i mban në qendër të vëmendjes kërkon vetëm errësirë.

Le të flasim hapur: Forcat e rendit nuk janë institucione perfekte – dhe askush nuk pretendon të kundërtën. Por ato janë ndër të paktat struktura që punojnë çdo ditë, pa pushim, për të ruajtur rendin, për të parandaluar krimin, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Për këtë arsye, dekorimi i tyre – qoftë edhe nga një grup gazetarësh – është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre. Nuk është as më shumë e as më pak se kaq. Dhe sigurisht, nuk është një krim publik.

Fyerje nuk është t’i japësh një medalje një drejtuesi policie. Fyerje është t’u hedhësh baltë të gjithëve në bllok, duke i përshkruar si pjesë të një sistemi të kalbur, vetëm sepse kjo përputhet me narrativën tënde personale. Fyerje është të shesësh mllefin si “guxim gazetaresk”, ndërkohë që guximi i vërtetë është në terren, aty ku rreziku nuk është figurë letrare, por realitet i prekshëm.

Ka një dallim mes gazetarit që i bën pyetje pushtetit dhe gazetarit që i shpik përgjigjet vetë. Mes kritikës që synon përmirësimin dhe sharjes që synon klikimin. Mes kërkimit të së vërtetës dhe fabrikimit të gjysmë të vërtetave për t’iu përshtatur një qëndrimi të paravendosur. Kur ky dallim fshihet, gazetaria humbet dinjitetin dhe kthehet në zhurmë.

Ne nuk mund të përmirësojmë vendin duke hedhur poshtë çdo gjë të mirë që ndodh. Nuk mund të ndërtojmë besim duke u sjellë si prokurorë të përhershëm që kanë vendosur paraprakisht fajësinë e të gjithëve. Po, kritika është e domosdoshme. Po, transparenca është kusht për demokraci. Por kur kritika kthehet në zanat të vetmin dhe realiteti mohohet sistematikisht, ajo pushon së qeni mjet për përmirësim dhe bëhet armë për shkatërrim.

Ndërkohë që disa shohin çdo dekorim si “pluhur syve”, ka njerëz që çdo ditë përballen me pluhurin e vërtetë – në rrugë, në hetime, në operacione. Ata nuk shfaqen në ekrane për të recituar moral, nuk i matin sukseset me pëlqime në Facebook, por me jetë të shpëtuara dhe krime të parandaluara.

Prandaj, para se të ngrihesh e të ulërasësh “po digjemi” nga një ballkon virtual, zbres në terren. Shiko se kush po punon që zjarri të mos shpërthejë fare. Sepse Shqipëria nuk digjet nga ata që punojnë për ta ruajtur, por nga ata që nuk shohin tjetër veç tymit – dhe e fryjnë me kënaqësi, duke e bërë më të dendur.

Në fund të ditës, nuk është e vështirë të dallosh kush është gazetari i vërtetë dhe kush është thjesht komentues i zhurmshëm. Mjafton të shohësh kush ka këpucët e mbushura me pluhur terreni – dhe kush ka tastierën e mbushur me fjalë të mëdha, por bosh. Në fund: Faleminderit mediave ( te cilat ishin tê shumta) qe e përcollën lajmin thjesht si një kronikë të ditës pa bërë komente dhe analiza të tipit “e lagu nuk e lagu, pula vezê e veza pulë”! Faleminderit po ashtu dhe disave ( te paktë në numër) që kishin tjetër këndvështrim !…E fundit fare : Kam qenë e jam kritik sistematik jo vetēm për problematika që kanë të bējnë me policinë ( të shkruajtura jane prej meje e zeza mbi të bardhë), por për gjithçka qe kam hasur dhe has në skutat e pushteteve! Kam qenë,  jam e do të jem pa mëdyshje mbështetës dhe reklamues të çdo gjeje dhe fenomeni pozitiv kudo dhe per këdo që do konstatoj! Ndërsa për solidaritet ndër kolegësh po lë të flasin ata që më njohin mirë prej Jugut e Veri!

You Might Also Like

Samiti i Alaskës në Perspektivë

Drejtësia për Astrit Deharin obligim moral dhe nacional

ANALIZA: ‘Shkëmbim Territori’? Harta e Ukrainës dhe Kontrollit të Rusisë, rajon pas rajonit

OPINION: Çfarë ndodh kur Trump dhe Putin ulen në Alaskë? 4 skenarë kryesorë

Ngjarja në News 24 dhe hipokrizia e solidaritetit!

Kosova Times August 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Erik ten Hag thekson rëndësinë e fitores kundër Newcastle

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Modelja braziliane tregon se çfarë kërkon nga partneri i saj: 5000 dollarë në muaj për të ruajtur bukurinë e saj
Guvernatori i Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani
14 fermerë malishevas përkrahen me mekanizëm bujqësor
Ngrohet koha, nis plazhi në Durrës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?