Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen vetëm në zonat me reliev malor.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.