By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria dorëzon aktakuzën për krime lufte ndaj 21 të pandehurve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria dorëzon aktakuzën për krime lufte ndaj 21 të pandehurve
Lajme

Prokuroria dorëzon aktakuzën për krime lufte ndaj 21 të pandehurve

Kosova Times
Last updated: 2025/08/15 at 12:45 PM
Kosova Times Published August 15, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Speciale ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj 21 të pandehurve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në një konferencë për media, teksa për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk janë dhënë emrat e të pandehurve.

 

“Sot e kemi dorëzuar në gjykatë aktakuzën që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe përgjegjësisë për vuajtjet që janë shkaktuar gjatë luftës në Kosovë. Është bërë një punë e madhe dhe e  përkushtuar për të siguruar që aktakuza të mbështetet në prova përtej çdo dyshimi të bazuar mirë, pavarësisht  se ajo është ngritur në mungesë të pandehurve”, ka thënë Isufaj, i cili për detaje tjera ia kanë lënë fjalën prokurorit të rastit, Atdhe Dema.

E ky i fundit ka thënë se pas vite hetimesh intensive në këtë rast, përfundimisht sot, e kanë dërguar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special.

“Dëshiroj të ju njoftoj se kjo akuzë është ngritur për krime lufte kundër popullatës civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar-qershor 1999 në territorin e Kosovës në kuadër të konfliktit të armatosur dhe luftës që ka ndodhur atëherë. Sipas provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit janë 21, duke ushtruar kontroll dhe autoritet efektiv në forcat e armatosura në zonat përkatëse në tërë territorin e Kosovës. Pra, bëhet fjalë për ushtrinë e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Policinë e Serbisë”, ka thënë Dema.

Ai tutje tha se të pandehurit kanë pasur dijeni apo arsye të mjaftueshme për të ditur se pjesëtarët e atyre forcave kanë kryer veprime të ndaluara rreptësisht nga e drejta ndërkombëtare humanitare.

“Këto veprime përfshijnë shkatërrimin sistematik të pronës civile, përfshirë djegien e shtëpive dhe infrastrukturës, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, e që në fund kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare drejt shteteve fqinje”, ka shtuar prokurori i rastit.

Sipas aktakuzës, këto veprime përbëjnë pjesë të një fushate të gjerë, që ka rezultuar me zhvendosje me dhunë të rreth 863 mijë civilëve shqiptarë sipas statistikave zyrtare.

“Prokuroria vlerëson se të pandehurit në pozitën dhe funksionin që kanë ushtruar kanë dështuar të marrin masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar këto krime. Kanë dështuar për të ndëshkuar autorët e tyre si dhe kanë dështuar për t’i raportuar ato te autoritetet më të larta, ndonëse kishin kompetenca ligjore dhe funksionale për të ndërmarrë apo për të bërë një veprim të këtillë”, ka nënvizuar Dema.

“Aktakuza të pandehurit i ngarkon në bazë të nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, ligje atëherë në fuqi, i cili sanksionon krimet e luftës kundër popullatës civile si dhe në harmoni me të drejtën ndërkombëtare humanitar,e përfshirë Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë. Prokuroria mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të së vërtetës, në mbrojtjen e viktimave dhe në sigurimin e drejtësisë për të gjitha palët. Hetimet tona kanë qenë të pavarura, profesionale dhe të mbështetura në prova konkrete”, ka theksuar Dema.

Ai ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe për të mos ndikuar në procesin gjyqësor, nuk mund të jap më shumë detaje në këtë fazë, për çka ka kërkuar mirëkuptimin e medieve.

Dema ka thënë se kanë bërë urdhërarrest ndërkombëtar me kohë për të pandehurit, por deri në këtë moment të njëjtit janë të paarritshëm për prokurorinë.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times August 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Bill Clinton shtrohet në spital
Shoqëria ukrainase, secilën herë e më e ndarë se si duhet të përfundojë lufta
Peja triumfon në Prizren
Arrestohet gjakovari per dhunë ndaj gruas duke akuzuar ate për tradhti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?