Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se rreth orës 16:55 ka pranuar konfirmimin nga pala maqedonase se zjarri i raportuar më herët është lokalizuar, dhe si rrjedhojë është hapur sërish pika kufitare në Glloboqicë për qarkullim të lirë të automjeteve dhe personave në të dy drejtimet Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe anasjelltas.
Më herët gjatë ditës, kjo pikë kufitare ishte mbyllur përkohësisht si masë parandaluese, pas njoftimit të autoriteteve maqedonase për përhapjen e zjarreve në afërsi të rrugës së fshatit Jazhincë.
Vendimi për mbylljen ishte marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.