Sipas Policisë së Kosovës, një grua me shtetësi kosovare, duke drejtuar veturën e saj, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, mashkull kosovar. Pas aksidentit, viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia njofton se më 15 gusht, një ditë pas aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.