By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, njerëzit qëllojnë me gurë
October 8, 2025
Greta Thunberg i drejtohet Trumpit: “Ke probleme me zemërimin, më jep këshilla.”
October 7, 2025
Gjermani: Djali 15-vjeçar i kryetaes së bashkisë në paraburgim
October 7, 2025
Krasniqi: Klina është gati për rikthim
October 7, 2025
Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AUV ndalon shitjen e bulmetit e shpezëve në Ferizaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AUV ndalon shitjen e bulmetit e shpezëve në Ferizaj
Lajme

AUV ndalon shitjen e bulmetit e shpezëve në Ferizaj

Kosova Times
Last updated: 2025/08/16 at 8:00 PM
Kosova Times Published August 16, 2025
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes zyrës regjionale në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e shitjes së produkteve të bulmetit dhe shpezëve në hapësirat publike pranë tregut të gjelbër të qytetit.

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zyra regjionale në Ferizaj, përmes inspektorëve veterinarë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë kontrollit në tregun e gjelbërt në Ferizaj, kanë ndaluar shitjen e produkteve të bylmetit (djathë, gjizë, qumësht i freskët dhe nënprodukte të tjera) në hapësira të pa mbrojtura dhe në temperatura të ambientit.

Sipas legjislacionit, produktet e qumështit duhet të shiten në hapësira adekuate dhe të jenë me autorizim nga AUV. Duhet të ruhen dhe ekspozohen në shitje vetëm në kushte frigoriferike prej 0–6°C, duke qenë të mbrojtura nga ndotja e jashtme dhe kontaminimi. Shitja e tyre në kushte të papërshtatshme përbën shkelje serioze të standardeve higjieno-sanitare dhe paraqet rrezik për shëndetin publik.

Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-120 Për Ushqim, inspektorët kanë ndërmarrë masa për largimin e produkteve të pasigurta nga tregu, si dhe kanë urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të shitjes së tyre në ato kushte. Për shitësit që nuk respektojnë këto rregulla do të konfiskohen e asgjësohen produktet dhe parashihet sanksionim ligjor.

Gjithashtu gjatë kontrollit me zyrtarët policorë, është konstatuar se disa qytetarë po ushtronin aktivitetin e shitjes së shpezëve në mënyrë të kundërligjshme, duke bllokuar hapësirat e destinuara për lëvizjen e këmbësorëve dhe duke rrezikuar shëndetin publik për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare.

Në bazë të Ligjit për Ushqimin, Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit si dhe Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shitja e produkteve ushqimore dhe shpezëve apo kafshëve në trotuar është e ndaluar. Inspektorët së bashku me zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masat e nevojshme, duke i larguar shpezët nga hapësirat publike. Në rastet e përsëritura do të konfiskohen e asgjësohen shpezët dhe do të parashihen sanksionime ligjore.

Ky aktivitet inspektimi i përbashkët me zyrtarët policorë, ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ruajtjen e rendit publik, lirimin e hapësirave për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe respektimin e standardeve ligjore në tregtimin e produkteve shtazore.

Inspektorati veterinarë i AUV do të vazhdojnë me kontrolla duke vepruar ne çdo rast të shitjes së paligjshme të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe kafshëve apo shpezëve në hapësira publike do të sanksionohet sipas ligjit.

AUV bënë apel tek qytetarët që gjatë blerjes të sigurohen se produktet e bylmetit ruhen në kushte frigoriferike dhe kanë etiketë të qartë për origjinën dhe afatin e përdorimit.

“Ne mbetemi të përkushtuar që përmes inspektimeve të vazhdueshme të garantojmë ushqim të sigurt për konsumatorin dhe të mbrojmë shëndetin publik”, njofton AUV.

You Might Also Like

Krasniqi: Klina është gati për rikthim

Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan

Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje

Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim

Vetëvendosje premton investime në Viti me kandidatin Arsim Ademi Elmina Osmani|RTK

Kosova Times August 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Drejtori i CIA-s nga Sarajeva shkon në Beograd

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
VIDEO Aeroplani u përplas në ndërtesë, fjalët e fundit të pilotit janë gjakderdhje: Pamjet shqetësuese të aksidentit në Hawaii
ShBA: Rusia dëshiron të përdorë zgjedhjet në Evropë kundër Ukrainës
Kryetari në detyrë i Himarës jep dorëheqje nga paraburgimi
Teksti autorial i avokatit rus që u përgjua nga Vulin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?