Nënkryetari i Komunës të Kaçaniku, Sabedin Vishi, tha se gjatësia e kanalit të ujitjes do të jetë 1,750 metra, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit kap shumën prej 70,000.00 euro.

“Ky investim kapital synon të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e ujitjes për tokat bujqësore, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Komunën tonë, investim nga buxheti komunal”, tha ai.