By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pak gra kandidojnë për kryetare të komunave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pak gra kandidojnë për kryetare të komunave
Lajme

Pak gra kandidojnë për kryetare të komunave

Kosova Times
Last updated: 2025/08/16 at 7:59 PM
Kosova Times Published August 16, 2025
Share
SHARE

I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nga shoqëria civile kritikojnë partitë se s’po i japin hapësirë grave, ani pse, sipas tyre, gratë janë treguar të suksesshme në qeverisje. Sociologë ndërkaq,  thonë se numri i vogël i kandidateve për kryetare ndërlidhet me patriarkatin dhe besimin e liderëve në gra. 

 

Mimoza Kusari-Lila është e para dhe e vetmja kryetare grua që për një mandat i priu komunës së Gjakovës. Në këtë komunë, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nuk ka asnjë grua kandidate për kryetare.

Në komunën fqinje të Gjakovës, në Pejë, PDK ka propozuar për kryetare Arta Nallbanin, për Kamenicë Jona Arifi, e për Mitrovicën e Veriut, Flutura Hamzën.

Në mesin e 19 kandidateve për kryetar, AAK ka propozuar dy gra, Xhemile Muratin në Ferizaj dhe Vildane Latifin në Fushë Kosovë.

LDK, në mesin e 28 kandidatëve për kryetar të komunave e ka vetëm një grua. Ariana Hasani është propozuar për komunën e Zubin Potokut. Nga kjo parti nuk kanë treguar se pse nuk kanë më shumë kandidate gra.

Për Radio Kosovën nuk kthyen përgjigje as nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me atë se a kanë propozuar gra kandidate për kryetare të komunës. Burime nga kjo parti thonë se nuk propozuar asnjë grua për të drejtuar ndonjë komunë të Kosovës.

Partia socialdemokrate, e cila është jo parlamentare, ka kandiduar dy gra për kryetare të komunave. Për Deçan, Natyra Kuqin, ndërsa besimin për të drejtuar kryeqytetin ia kanë dhënë Besa Shahinit.

Numri i vogël i kandidateve për kryetare është vijimësi e trendëve të zakonshme negative të mos përfshirjes së njëmendët të grave për nivelin lokal, thotë për Radio Kosovën, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë që monitoron proceset zgjedhore.

“ Subjektet politike nuk u kanë ofruar as hapësirën minimale grave të garojnë  në zgjedhje. Në radhë të parë edhe në mungesë të një sanksionimi ligjor ose për më keq është kandidimi nëpër komuna ku partitë në fjalë kanë minimalisht gjasa për të fituar. Është tregues që subjektet politike ende vijojnë të mos e marrin seriozisht përfaqësimin gjinor”, tha ai.

Numrin e vogël të kandidateve për kryetare, sociologia Bukurije Rrustemi e ndërlidh me patriarkatin dhe besimin e liderëve në gra.

“ Shoqëria jonë nuk është e emancipuar në atë mënyrë dhe nuk e sheh gruan si të aftë për me udhëhequr. Shoqëria nuk e voton një grua kandidate, sepse sheh që udhëheqja më e mirë mund të vije prej një burri. Gratë nuk kanë përkrahjen e mjaftueshme prej familjes, por edhe nga liderët politik. Po ashtu, sfidë për to është edhe mundësia financiare për promovim”, tha ajo.

Ndërsa, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vendi ka nevojë për më shumë përfshirje të grave në politikë e udhëheqje.

“Ne e dimë nga raporte të ndryshme që gratë janë vlerësuar dhe kanë treguar performancë të mirë në qeverisje, kur kanë pasur rastin dhe kjo do të duhej të përkthehej edhe në nivel lokal e të ketë më shumë përfaqësim. Por, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, tha ai.

Edhe për asamble komunale numri i kandidateve gra është i vogël, dhe rrallë ndodhë të tejkalohet kuota e detyruar ligjore prej 30%.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kosova Times August 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një ndërtesë e spitalit ushtarak ka marrë flakë në Tula te Rusise

Kosova Times Kosova Times January 13, 2025
Si do të paguajë Assad për azilin që mori në Moskë: Do t’i duhet të gëlltisë shumë pilula të hidhura
Dy trena janë përplasur në metronë e Moskës. 4 persona kanë mbetur të plagosur
PDK: Deputetët e koalicionit “Zdravo” ikën nga seanca nga frika për tu përballur me aferat e njëpasnjëshme
Arrestohet monstra qe vrau familjen!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?