By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qytetarët ankohen për vonesa në linjat urbane në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qytetarët ankohen për vonesa në linjat urbane në Prishtinë
Lajme

Qytetarët ankohen për vonesa në linjat urbane në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/17 at 7:45 PM
Kosova Times Published August 17, 2025
Share
SHARE

Qytetaret në kryeqytet ankohen për disa linja të autobusëve që nuk po i respektojnë oraret. Kurse drejtuesit e këtyre linjave vonesën e arsyetojnë me kolonat ne kryeqytet. Ndërkaq, nga Drejtoria e Mobilitetit  thonë se këta operatorë ndodhen në fazën e tranzicionit për kompletimin e flotës sipas standardeve evropiane.

 

Qytetaret e Prishtinës të cilët shfrytëzojnë linjat e autobusëve urbanë në kryeqytet, janë ankuar pasi disa nga linjat nuk i respektojnë oraret dhe se kjo gjendje po paraqet shqetësim për disa prej tyre. Disa qytetarë të intervistuar nga Radio Kosova, thonë se autobusët që vijnë për në qendër, shpesh vonohen deri në një orë. Kjo vonesë e theksuar është një shqetësim i vazhdueshëm, dhe qytetarët janë të pakënaqur me këtë situatë:

“Le t’i respektojnë oraret jo duke i dëmtuar qytetaret, të cilët presin me orës të tëra në stacion. Jemi nëpër puna, na bëhet vonë, na shkaktojnë vonesa edhe në oraret e punës. Autobusi me nr. 6, linja nga Veterriku në qendër, ka vonesa deri 40 minuta. Këto ditë të nxehta, presim me nga 1 orë linjën për në Mati 1. Autobusi Qendra 3A nuk vjen. Kisha apeluar tek Komuna e Prishtinës të marrë masa ndaj operatoreve, që nuk i respektojnë këto linja sepse po dëmtohemi ne qytetarët, sidomos në këto ditë të nxehta”, tha ai.

Radio Kosova, ka pyetur drejtuesit e linjës 3A, lidhur me  vonesat e shkaktuar, por drejtori i kësaj linjë Fadil Gashi, e arsyeton vonesën me kolonat në qytet:

“Linja respektohet nën stop,  por kolona është për të gjithë, jo vetëm për neve. Pikën e ka nga Vranjevci në Zllatar. Tani që e zë kolona, nuk do të thotë që nuk është nisur! Ai është nisur në kohë. Kolona është për krejt jo vetëm për neve”, tha Gashi.

Në përpjekje për të marrë një përgjigje për këto linja, Radio Kosova ka kontaktuar Trafikun Urban, por ata thanë se kjo çështje nuk bie nën përgjegjësinë e tyre:

“Këta autobus janë në kuadër të Komunës së Prishtinës, dhe ne nuk mund ta monitorojmë orarin tyre, sepse kjo nuk është ende në kompetencën tonë. Komuna është përgjegjëse për ta”, tha ai.

Ndërsa, nga Komuna e Prishtinës Drejtoria e Mobilitetit, në një përgjigje me shkrim  i ka thënë Radio Kosovës se linjat në fjalë nuk janë linja të reja por janë linja ekzistuese dhe se vonesat janë si pasojë e trafikut të ngarkuar në komunikacion:

“Si pasojë e numrit të madh të pjesëmarrësve në komunikacion gjatë orëve kulmore dhe në orët e pasdites, janë shkaktuar vonesa në ofrimin e shërbimit të transportit në këtë linjë, si dhe në linjat tjera. Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontrata me operatorë privatë për ofrimin e shërbimit të transportit publik, dhe këta operatorë ndodhen në fazën e tranzicionit për kompletimin e flotës sipas standardeve evropiane (Euro 6)”, thuhet ne përgjigjen e Drejtorisë së  Mobilitetit.

Nga kjo drejtori bëjnë me dijë se procesi i tranzicionit  për linjat ekzistuese do të përfundojë deri më 31.12.2025, dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimit të transportit.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times August 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Të përkushtuar për ta ruajtur trashëgiminë e luftës çlirimtare

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Në PE nis iniciativa për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës
Haley tërhiqet, hap rrugën për përsëritjen e përballjes Trump-Biden
Costa mbërrin në Prishtinë pritet nga presidentja Osmani
De Rossi: Nuk me duhen lojtarët që kushtojnë 100 milionë euro, por…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?