Më 17 gusht rreth orës 20:30, në Vermicë është arrestuar një mashkull kosovar për armëmbajtje pa leje.

“Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me 3 karikatorë dhe 68 fishekë, një pistoletë me karikator me 20 fishekë, një pushkë ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa shenja (emblema), një maskë ushtarake dhe një çantë ushtarake”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.