By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritja e kapaciteteve mbrojtëse, hap kyç për sigurinë e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rritja e kapaciteteve mbrojtëse, hap kyç për sigurinë e vendit
Lajme

Rritja e kapaciteteve mbrojtëse, hap kyç për sigurinë e vendit

Kosova Times
Last updated: 2025/08/18 at 10:08 PM
Kosova Times Published August 18, 2025
Share
SHARE

Rritja e kapaciteteve mbrojtëse po shihet si hap kyç për të ardhmen dhe sigurinë e vendit. Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila pritet ta përfundojë fazën e tranzicionit në vitin 2028, po pajiset çdo ditë e më shumë me armatim modern dhe artileri të rëndë.

Ish-ushtarakë thonë se kjo forcë duhet të vazhdojë t`i zgjerojë kapacitetet në të gjitha drejtimet, veçanërisht në kontekstin e sfidave të sigurisë që po shfaqen në rajon dhe më gjerë.

Pavarësisht se buxheti për mbrojtje për vitin 2025 është më i larti ndonjëherë, duke arritur në 208 milionë euro, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thekson se kjo shumë duhet të vazhdojë të rritet.

Sipas tij, investimi në mbrojtje është domosdoshmëri në këtë periudhë për sigurinë kombëtare.

“Është një fazë shumë e kushtueshme dhe unë shumë herë e kom thonë 2 përqind e prodhimit është i pamjaftueshëm, por qeveria apo qeveria që vjen duhet që minimumi për FSK të jetë 5 përqindë…”, theksoi ai.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se këto blerje dhe blerjet e tjera në vazhdim, e bëjnë të qëndrueshëm dhe efikas planin e sigurisë së vendit.

“Ne po shkojmë gjithandej përmbushjes standardeve të paracaktuara duke i përshtatur situatës dhe nevojave të luftërave çfarë po zhvillohen mes Rusisë dhe Ukrainës dhe po tregojnë një momentum të ri të përdorimit të raketave dhe një riorientim të armatimit modern…”, theksoi Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Të premten e kaluar, në kazermën “Adem Jashari”në Prishtinë, është bërë dorëzim-pranimi i kontingjentit të dytë prej 50 autoblindave të blera nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për FSK-në.

Përveç kësaj, Kosova ka porositur nga SHBA-ja edhe 246 raketa kundërtanke të Javelin, e po ashtu Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane, duke e konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times August 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hajrullahu: Dokumentet e APK-së për UP-në nuk do të ngelin në sirtarë

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Rritet numri i fermerëve në Prizren që merren me bagëti
Mbërritja e avionëve luftarakë F-16 s’ia zgjidh Ukrainës sakaq problemin e luftës
Bullgaria gjen armë që dyshohet se janë të lidhura me Hamasin
Gashani: Në festat dhe gëzimet tona, armët nuk kanë vend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?