Rasti ishte paraqitur më datë 2 gusht 2025, rreth orës 03:10, nga një qytetar 35-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kishte deklaruar se rreth 6-7 muaj më parë, i kishte dhënë në shfrytëzim dy automjete të tipit VW Golf dhe VW Passat një personi të identifikuar si Xh.L., mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Sipas marrëveshjes ndërmjet palëve, automjetet duhej të ishin kthyer më datë 31 korrik 2025, por kjo nuk kishte ndodhur.

Fillimisht, me urdhër të prokurorit të shtetit, ishte hapur një shënim zyrtar, ndërsa më 6 gusht 2025 rasti ishte zyrtarisht i iniciuar si “Mashtrim”.

Pas hetimeve të zhvilluara dhe në bashkëpunim me prokurorin e rastit, më 18 gusht 2025, rreth orës 21:30, i dyshuari është arrestuar nga hetuesit e stacionit policor në Kaçanik. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, në pritje të veprimeve të tjera hetimore.