Ai thekson se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse merret për bazë Aktgjykimi KO119/2014.

“Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar. Por ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se aktgjykimi i publikuar dje duket sikur është “shkruar në zyrat e PDK-së”.

“Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyrat e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata”, ka shtuar ai.