Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njoftoi se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit. Në relievet malore në verilindje-lindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta të karakterit lokal dhe në mënyrë të izoluar në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 8-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/35 | Diell re |
| Kukës | 15/31 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/32 | Diell re |
| Dibër | 13/31 | Diell re shi |
| Durrës | 20/32 | Diell |
| Tiranë | 22/34 | Diell re |
| Elbasan | 19/34 | Diell re |
| Berat | 19/33 | Diell re |
| Vlorë | 18/31 | Diell |
| Korçë | 14/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/34 | Diell re shi |
| Sarandë | 19/31 | Diell |




