By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Denoncim pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Denoncim pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Lajme

Denoncim pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/20 at 11:49 AM
Kosova Times Published August 20, 2025
Share
SHARE

Më 9 gusht 2025 rreth orës 07.00 të mëngjesit, kompania shtetërore “KAYO” sha ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në ambientet e “News24” pa patur një vendim gjykate dhe pa na paralajmëruar ne gazetarët për të marrë pajisjet dhe sendet personale.

Pavarësisht marrëdhënieve kontraktuale midis kompanisë private dhe kompanisë shtetërore “KAYO” sha, ne si palë e tretë na janë cënuar të drejtat tona si gazetarë nga “KAYO” sha.

Ndërhyrja e paligjshme te vendi i punës dhe te pajisjet dhe sendet personale konfirmohet edhe nga vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë të komunikuar në 12 gusht 2025 nga gjykatësja Alma Kodraliu.

Një ditë pas vendimit të Gjykatës, më 13 gusht 2025, i kemi bërë kërkesë Policisë së Shtetit, kompanisë publike “KAYO” sha dhe Zyrës së Përmbarimit Shtetëror për të filmuar pamjet nga brenda, me qëllim dokumentimin e hyrjes në zyrat tona, por ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike, madje edhe fotografimin e vendit.

Në 14 gusht 2025 kemi hyrë në godinë, ku kemi konstatuar se është hapur me forcë dera e redaksisë së investigimit “Vetting”, në kat të parë të godinës “Panorama Group”, dera e fundit në korridor majtas. Në këtë zyrë janë cënuar materialet tona dhe janë prekur pajisjet kompjuterike (PC), të cilat përbëjnë mjetet tona të punës dhe mbajnë informacione të ndjeshme që lidhen me profesionin tonë si gazetarë. Dera është tërhequr përsëri dhe është lënë e mbyllur, por marrja e mobiljeve, grumbullimi i dosjeve dhe pajisjeve kompjuterike në mes të zyrës provojnë ndërhyrjen e dhunshme të paligjshme.

E theksojmë se pajisjet kompjuterike dhe personale janë prekur në mënyrë të paligjshme, fakt që vërtetohet nga procesverbali zyrtar, të cilin ne, gazetarët, e kemi firmosur për shoqërinë përmbaruese shtetërore disa ditë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, dhënë nga gjykatësja Alma Kodraliu.

Së pari, është shkelur neni 22 i Kushtetutës, i cili garanton lirinë e shprehjes dhe të shtypit dhe neni 23, që njeh të drejtën e çdo qytetari për t’u informuar. Ndërhyrja arbitrare në redaksinë e “Vetting” ka cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ushtrimin e këtyre të drejtave kushtetuese.

Në vijim është shkelur neni 37, që garanton paprekshmërinë e jetës private dhe të korrespondencës, pasi pajisjet tona kompjuterike dhe personale janë prekur në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar informacionin e ndjeshëm gazetaresk.

Gjithashtu janë shkelur edhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që mbron lirinë e medias dhe neni 8 i saj, që mbron jetën private dhe korrespondencën. Këto u cënuan në momentin kur u prekën pajisjet tona të punës dhe informacioni i ndjeshëm që ato përmbajnë.

Redaksia e emisionit “ Vetting”

Me respekt, Ardian Bushi

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Kosova Times August 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kosova Times Kosova Times January 26, 2026
Ai vrau pesë persona në Amerikë, u dënua me 261 vjet burg. “Unë jam si Michael Myers”
Në Prekaz gjenden mbetje të tjera mortore që dyshohet se janë të të zhdukurve gjatë luftës
Ndihmëssekretari amerikan, Robinson, takon kreun e SPAK, Altin Dumani
Martial në Serie A? E kërkon gjiganti italian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?