Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të 55-të të seancës konstituive, ka thënë se partia e tij do të votojë një kandidat që s’ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar.
“Ata dolën me dy propozime ndryshe nga herët e kaluara kur kanë provuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike apo bazuar në çfarë dispozite kushtetuese Dehari mbylli seancën, ka mundur të propozoj edhe të tjerë. Por, së paku kemi rikthim te pika që kemi qenë, e që s’është dashur të largohemi asnjëherë por jemi larguar për shkak të tendencës bllokuese të VV-së”, ka thënë ai.
“Ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm nga LVV që s’ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se kanë kaluar 6 muaj nga koha e zgjedhjeve dhe 4 muaj nga koha kur, sipas tij, LVV ka mbajtur peng formimin e institucioneve.