Përpjekjet për të implementuar një projekt prej mbi 18 milionë eurosh në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, tani ndalohen edhe me një vendim gjykate. Qytetarët e kryeqytetit shprehin shqetësim për gjendjen e krijuar në qendër, ku sheshi ka mbetur i papërdorshëm dhe i bllokuar që nga muaji mars.
Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinës e hodhi poshtë krejtësisht kërkesë-padinë e komunës ndaj Ministrisë së Kulturës. Më pas, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen në rivendosje. Ndërkohë tash, Gjykata Themelore ka hedhur poshtë kërkesën për masë sigurie, në mënyrë që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit. Sipas aktvendimit të ri, padia do të trajtohet, por punimet nuk mund të vazhdojnë.
Nga muaji mars, sheshi Xhorxh Bush ka mbetur gërmadhë. Komuna e Prishtinës filloi projektin 18 milionësh në këtë zonë, ku shtrihen pesë monumente të trashëgimisë kulturore. Sipas Ministrisë së Kulturës, pjesa më e madhe e mbetet zonë e mbrojtur e Qendrës Historike të Kryeqytetit. Pasi puna filloi pa kurrfarë lejeje nga institucionet e trashëgimisë kulturore, nga 12 marsi, ishte Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore që ndaloi punimet. Nga ajo kohë akuzat, kundërakuzat e përplasjet nuk kanë ndaluar.
Gjykata Themelore tashmë ka hedhur poshtë kërkesën për masë sigurie, në mënyrë që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit. Mbi bazë të këtij aktvendimi të ri, padia e komunës ndaj Ministrisë së Kulturës do të trajtohet, por punimet nuk mund të vazhdojnë.
E sheshi në qendër të kryeqytetit, si duket do mbesë edhe një kohë pa rrugën, pa shesh. Qytetarët mbesin të shqetësuar përballë gjendjes së krijuar në qendër të kryeqytetit.
Vendimet e institucioneve të drejtësisë, ka kohë që po përdoren dhe po interpretohen edhe politikisht. Ndërkohë që aktorët e përplasjes synojnë të parin e kryeqytetit në zgjedhjet komunale.
Kryetari aktual, Përparim Rama, synon edhe një tjetër mandat, e po ashtu dhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, është kandidat për të udhëhequr me kryeqytetin.