RTSH
Vizitorë nga e gjithë bota, nuk kanë nguruar të përjetojnë magjinë e Alpeve Shqiptare. Të apasionuarit pas ecjes në natyrë, kanë zgjedhur Thethin si strehë të përsosur për eksplorimin e shtigjeve malore.
Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është vetëm një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet gjatë në kujtesën e kujtdo që e viziton.
Nga Australia e Zelanda e Re, deri në Francë, Austri e Gjermani, turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur këtë fshat piktoresk në listën e vendeve më të preferuara.
Të apasionuarit pas ecjes në natyrë e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për eksplorimin e shtigjeve malore, ndërsa bukuritë natyrore, tradita dhe mikpritja shqiptare e bëjnë vizitën të paharrueshme.
Përveç shtigjeve malore dhe bukurive të natyrës, Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët.
Një ‘zip-line’ spektakolar u jep vizitorëve emocionin e adrenalinës dhe pamjen unike të fshatit nga lart, duke e bërë eksperiencën edhe më të veçantë.
Me natyrën që mahnit dhe aventurat që të mbushin me energji, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turistëve nga e gjithë bota.