Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën me dije se në pikën kufitare në Dheu i Bardhë pritjet për daljen nga Kosova arrijnë deri në katër orë. Në pikën kufitare në Merdar pritjet janë rreth tri orë.
Ndërsa në Jarinje pritjet janë deri në 40 minuta, në Mutivodë ato zgjasin deri në 30 minuta. Pikat e tjera kufitare regjistrojnë pritje më të shkurtra.
Qendra thekson se për momentin nuk ka pritje për hyrje në Kosovë.