FSSHK e ka cilësuar këtë aktgjykim si një fitore për shëndetësinë publike, qytetarët dhe gjithë punonjësit shëndetësorë e administrativë të spitaleve të përgjithshme në nivel vendi.

“Fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe gjithë punëtorët shëndetësorë e administrativë të Spitaleve të Përgjithshme në nivel vendi”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se neni 11, paragrafi 1 i Statutit është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore Sociale], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 92 [Parimet e Përgjithshme].

FSSHK, në deklaratën e saj, ritheksoi përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të sektorit shëndetësor dhe qëndrimin vigjilent ndaj çdo shkeljeje që cënon shëndetësinë publike.

“FSSHK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe vigjilente në evidentimin e shkeljeve dhe mbrojtjen ligjore”, përfundon njoftimi.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa Qeverisë i kërkohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për harmonizimin e Statutit me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.