Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zveçani, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekspertët e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e një defekti në instalimin e rrymës elektrike,” thuhet në njoftim.
Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet rreth rastit janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve që kanë çuar në incidentin në fjalë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri, informon opinionin publik se më 22.08.2028 rreth orës 01:00 në Zveçan është raportuar për djegien e një veture. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekspertet e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftim.