“Sot do të kërkojmë një konsultë përpara seancës me shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesin, nëse ka gatishmëri edhe për nivel të kryetarëve të partive, se kush mund të jetë kandidat unifikues. Përveç atyre që kemi cekur, mund të ketë edhe të tjerë që mund të marrin votën tonë. Në këtë mënyrë ta përgatisim seancën mos të shkojmë pa asnjë komunikim të ndërsjellë, qoftë edhe nëse s’pajtohemi për kandidatura, është mirë të kemi informata se kush do të jetë kryetari i Kuvendit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk kanë kohë për të humbur rastin edhe gjatë 30 ditëve të tjera për zgjatje procesi.