“Vendimet politike nuk i zgjedhin gjykatat në asnjë situatë sepse po shihet e pamjaftueshme të shfrytëzohet e drejta e propozimit pa e siguruar votën për të qenë e zgjedhur, ky është pozicion i shkurtër politik. Uroj ta kalojë këtë klimaks politikë partia e parë dhe të ndërtojë një marrëveshje, e cila i garanton të propozuarit që mund të zgjidhet. Kjo është kaq e thjeshtë, por duhet punuar shumë që një marrëveshje politike të bëhet realitet dhe të debllokohet tërë kjo ngulfatje institucionale sepse Kosova sot s’ka as kuvend as qeveri”, ka thënë ai.

Sipas tij tani s’ka legjitimitet të plotë as pushteti lokal sepse është në proces zgjedhor, e për disa muaj, sipas Hazirit, as presidentja nuk do të ketë funksionin që mund ta ketë, kështu që “Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale e cila nuk mund të parashikohet”.

Sa i përket paralajmërimit që AAK përmes Time Kadriajt do të ftojë një takim konsultativ të partive politike në kuvend ai tha se çdo lloj përpjekje që bëhet është në funksion të debllokimit në lexim të parë, por, sipas tij nuk e zgjidh asnjëherë situatën nëse nuk ka marrëveshje politike.

“Partia e parë duhet ta lexojë drejt frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo duhet t’i edukojë politikanët e Kosovës dhe atë e kemi ndërtuar me mund dhe me besim të madh. Partitë në Kosovë duhet me bashkëpunuar në këtë shtet. Janë të detyruar të bashkëpunojnë. Rezultati zgjedhor nuk krijon mundësi tjetër pos bashkëpunimit politik, kjo është rruga e vetme”, ka shtuar Haziri.