By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vera, 203 milionë udhëtime të regjistruara që nga 27 korriku
August 22, 2025
Gjykatësi amerikan urdhëron mbylljen e burgut me aligatorë Alcatraz
August 22, 2025
Teatri ikonik i Rusisë spiunon stafin e vet
August 22, 2025
SHBA-të thuhet se kanë ndërprerë pesë kontakte per bisedimet për Ukrainën
August 22, 2025
Kim Jong-un nderoi ushtarët e Koresë së Veriut që morën pjesë në betejat në rajonin Kursk
August 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për kthimin e stabilitetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për kthimin e stabilitetit
Lajme

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për kthimin e stabilitetit

Kosova Times
Last updated: 2025/08/22 at 10:18 AM
Kosova Times Published August 22, 2025
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që, në emër të stabilitetit dhe legjitimitetit institucional, të konstituojnë Kuvendin pa vonesë dhe t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë.

 

Pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka sqaruar qartë çështjet kyçe për konstituimin e Kuvendit, çdo vonesë në këtë proces i shërben thellimit të krizës institucionale dhe cenon rëndë funksionimin demokratik të institucioneve jetike të shtetit. Andaj, në prag të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, IKD bën thirrje të lihen anash inatet dhe interesat partiake, duke u dhënë prioritet interesave strategjike drejt promovimit të vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit.

“Konstituimi i Kuvendit është parakusht thelbësor për funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese. Pa një Kuvend funksional, deputetët nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Pa Kuvend funksional, Kosova qeveriset nga një Qeveri në detyrë, ndaj të cilës Kuvendi nuk mund të ushtrojë kontrollin mbikëqyrës parlame.ntar”, thekson IKD.

Sipas IKD-së, mungesa e Kuvendit ka bërë që një numër i madh institucionesh të mbesin pa kuorum dhe shumë të tjera të jenë në prag të jofunksionalitetit për shkak të skadimit të mandateve. Kjo situatë prek institucione thelbësore si:

Institucioni i Avokatit të Popullit,

Autoriteti i Konkurrencës,

Komisioni i Pavarur për Media,

Gjykata Kushtetuese (zgjedhja e dy anëtarëve),

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (zgjedhja e dy anëtarëve),

si dhe një varg bordesh publike që operojnë me kapacitete të reduktuara ose me mandate të skaduara.

“Kjo paralizë institucionale lë vendin dhe qytetarët pa mekanizmat e duhur për garantimin e të drejtave, duke cenuar sigurinë juridike dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.  Më tej, moskonstituimi i Kuvendit ka lënë peng marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes 2024-2027 në vlerë prej 882 milionë eurosh, i cili përmban masa për zhvillim ekonomik, investime infrastrukturore dhe afrimin e Kosovës me standardet e BE-së. Vonesa në miratimin e këtij plani i kushton vendit humbjen e një mundësie historike për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të mirëqenies shoqërore”, thekson IKD.

Gjithashtu, si pasojë e kësaj situate, sipas kësaj organizate, peng kanë mbetur edhe marrëveshjet me partnerë strategjikë si Banka Botërore, Gjermania, Franca dhe shtete të tjera që duan të ndihmojnë Kosovën. Vonesa në miratimin e tyre dëmton drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik, projektet infrastrukturore, energjinë e gjelbër, arsimin dhe shëndetësinë, duke rrezikuar gjithashtu besueshmërinë ndërkombëtare dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Partnerët ndërkombëtarë tashmë kanë bërë të qartë se presin nga Kosova një Kuvend të konstituuar dhe një partner legjitim për të çuar përpara projektet e përbashkëta. Pa një Kuvend funksional, Kosova rrezikon humbjen e mbështetjes financiare dhe politike në një periudhë vendimtare për të ardhmen evropiane të saj.

“Përtej kësaj, gjendja e përgjithshme e funksionimit të shtetit është edhe më shqetësuese për faktin se një numër i madh anëtarësh të Qeverisë mbajnë pozita në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme të 15 korrikut 2025, sipas të cilit aktet e nxjerra nga anëtarët e Qeverisë që kanë ushtruar njëkohësisht rolin e deputetit dhe ministrit në detyrë, janë të kundërligjshme. Aktualisht, disa deputetë vazhdojnë të ushtrojnë njëkohësisht edhe detyrën e ministrit/kryeministrit në Qeverinë “Kurti 2”. Ky fenomen përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe Ligjit, shkelje kjo tashmë e konstatuar edhe nga Gjykata Supreme”, thekson IKD.

IKD konsideron se Kosova ka nevojë për lidership dhe vizion politik që vendos interesin shtetëror mbi atë partiak. Konsensusi politik është çelësi për daljen nga kriza, ndërsa respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i paalternativë dhe promovon qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese përcaktojnë qartë se konstituimi duhet të përfundojë brenda afatit 30-ditor, ndaj çdo shmangie nga ky afat është antikushtetuese.

Në këtë situatë, IKD nënvizon se, përkundër faktit se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e të gjitha partive politike, barra kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si partia e parë pas zgjedhjeve. Tashmë ky subjekt ka dy mundësi reale: ose të propozojë një kandidat për Kryetar/e Kuvendi që, sipas deklarimeve të partive të tjera, ka mbështetjen e tyre, ose të arrijë marrëveshje politike me një subjekt tjetër parlamentar. Çdo qasje tjetër çon vetëm në vonesa të panevojshme dhe bllokim institucional.

“Në dritën e sqarimeve të dhëna nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, përgjegjësia e Kryesuesit të seancës, veçanërisht në këtë fazë kritike, merr një peshë të posaçme dhe rëndësi të jashtëzakonshme për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës ka detyrimin të shmanget nga çdo veprim apo praktikë që do të çonte në shkeljen e serishme të Kushtetutës. Ai duhet të ushtrojë funksionin e tij drejt konstituimit të Kuvendit, në të mirë të funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Gjatë seancës së sotme, Kryesuesi i seancës nuk duhet ta ndërpresë seancën deri në momentin e konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimisht propozimin e radhës nga partia e parë, deri në momentin kur kandidati/ja i/e propozuar merr shumicën e nevojshme. Vetëm përmes një procesi të përgjegjshëm dhe dinamik mund të sigurohet konstituimi i Kuvendit dhe respektimi i rendit kushtetues. Kufizimi artificial me thirrjen e seancave çdo 48 orë dhe propozimi i kandidatëve pa perspektivë vetëm sa e shtyjnë procesin në limite, apo potencialisht edhe përtej afatit kushtetues”, thekson IKD.

IKD kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të marrin përgjegjësinë e tyre institucionale dhe politike për të siguruar konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues, në mënyrë që vendi të dalë nga bllokada aktuale dhe të rifitojë funksionalitetin demokratik dhe institucional.

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate

Gjashtë jetë të humbura në pesë ditë nga aksidentet në trafik

Vdes një person në vetaksident

Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, pa marrëveshje politike

Sot me diell, me mundësi për reshje dhe rrufe pasdite

Kosova Times August 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raketat e NATO-s goditen terrenin ushtarak në Donetsk! Pamje te renda

Kosova Times Kosova Times February 21, 2024
Osmani me O’Brien diskutojnë për integrimin e Kosovës në NATO
Protesta e madhe në Novi Sad. Ata hyjnë në bashkinë e qytetit
Presheva me kërkesë për degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit
Shtohen varrezat ushtarake nëpër Ukrainë dhe Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?