By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: INSTAT: Në korrik mbi 1,82 milionë të huaj hynë në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > INSTAT: Në korrik mbi 1,82 milionë të huaj hynë në Shqipëri
Turizëm

INSTAT: Në korrik mbi 1,82 milionë të huaj hynë në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2025/08/23 at 12:29 AM
Kosova Times Published August 22, 2025
Share
SHARE

Gjatë muajit korrik 2025, mbi 1,82 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri me një rritje me 0,4%, duke treguar vijimësinë e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik.

 

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjet e shtetasve, ku evidenton se, në Korrik 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj janë nga kontinenti Evropian.

INSTAT raporton se në 99% të rasteve, hyrjet e shtetasve të huaj kanë qenë për pushime dhe turizëm, me një rritje prej 0,2% krahasuar me Korrik 2024. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rritje domethënëse prej 15,6%, duke reflektuar rritjen e interesit për Shqipërinë edhe në aspektin ekonomik.

Ky trend konfirmon potencialin në rritje të Shqipërisë si një vend me rëndësi në hartën turistike dhe ekonomike të rajonit. Autoritetet po theksojnë rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të kësaj rritjeje për të garantuar një përvojë pozitive për vizitorët dhe përfitime afatgjata për vendin.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Korrik 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë janë regjistruar 2.663.010 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 1,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Daljet nga territori rezultojnë të kenë qenë 2.576.342, me një rritje më të lartë prej 9,6% krahasuar me Korrik 2024, duke reflektuar një dinamikë të shtuar të qarkullimit ndërkombëtar.

INSTAT raporton se, 782.849 shtetas shqiptarë kanë dalë nga territori shqiptar (rritje me 11,1%), dhe 1.793.493 shtetas të huaj kanë dalë nga vendi (rritje me 9,0%).

You Might Also Like

Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi

Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026

Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar

Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë

Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë

Kosova Times August 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjenerali Surovikin do të zëvendësojë Yevgeny Prigozhin në Wagner

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Distria Krasniqi stoliset me medaljen e argjendtë në Gjeorgji
Një nga bankat më të mëdha shtetërore kineze shkëputi bursën e Moskës nga juani
Çfarë parasheh draft-statuti për Asociacionin?
Sulmet e Rusisë lënë 10 milionë ukrainas pa energji elektrike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?