“Kushdo që të jetë duhet të dihet dy apo tri ditë përpara dhe të trajtohet siç ka qenë gjithmonë. Është shtuar numri i abstenuesve, mirë është puna”, ka thënë Limaj shkurt para gazetarëve pas përpjekjes së 55-të të Kuvendit për konstituim, ku ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.

Limaj: Emri për kryeparlamentar duhet të dihet paraprakisht

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka rithënë se marrëveshja politike është ajo që nevojitet për ta tejkaluar bllokadën në Kuvend.

“Çfarëdo zgjidhje parciale provokon situata të tjera, e jo krijim të institucioneve”, ka thënë ai duke shtuar se zgjidhje parciale janë zgjedhjet e parakohshme.

Limaj ka shtuar se emri i kandidatit për kryekuvendar duhet të bëhet i ditur paraprakisht.

“Situata nuk është normale. Nuk duhet të befasohet me emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet të dihet paraprakisht, t’i ketë 61 vota, të shkohet të votohet, ka vendimmarrje politike”.

Limaj nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, në prag të nisjes së përpjekjes së 56-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kur subjekti fitues nuk i ka votat e mjaftueshme të shumicës, duhet krijuar marrëveshje politike.

“Çfarëdo zgjidhje parciale nënkupton situata tjera e jo krijim të institucioneve, zgjedhje të reja. Mbetesh në zgjidhje gjysmake, që s’janë në interes të Kosovës”, ka thënë Limaj.