By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!
October 31, 2025
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Supremja refuzon ankesën e kandidatit për asamblist të PDK-së
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “PS-ja e Ramës: Nga parti politike në makineri elektorale!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “PS-ja e Ramës: Nga parti politike në makineri elektorale!
Opinion

“PS-ja e Ramës: Nga parti politike në makineri elektorale!

Kosova Times
Last updated: 2025/08/22 at 10:16 AM
Kosova Times Published August 22, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Partia Socialiste, që dikur paraqitej si një forcë e gjallë politike me forume aktive dhe strukturë të gjerë organizative, sot po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një parti thjesht elektorale, një makineri votash që ndizet vetëm në prag të zgjedhjeve dhe shuhet sapo ato kalojnë. Ky transformim është produkt i drejtpërdrejtë i modelit të udhëheqjes së Edi Ramës, i cili e ka personalizuar PS-në në atë masë sa ajo nuk funksionon më si parti politike, por si një zgjatim i liderit të saj.

Forumet e partisë nuk kanë më peshë reale. Ato janë kthyer në një dekor ku zyrtarizohen vendime që merren gjetkë, në një rreth shumë të ngushtë, ku baza dhe strukturat nuk kanë asnjë ndikim. Socialistët e thjeshtë, që dikur ndiheshin pjesë e një organizate ku zëri i tyre kishte vlerë, sot janë reduktuar në rolin e militantit që del në fushatë, ngjit posterë, shoqëron turmat dhe pas 25 prillit, 11 majit apo datës tjetër të zgjedhjeve, kthehet në shtëpi dhe nuk dëgjon më asgjë nga partia.

Selitë lokale, që duhej të ishin gjallë, të lidhura me qytetarët dhe problemet e tyre, janë kthyer në godina të heshtura. Edi Rama nuk i viziton, nuk i aktivizon, nuk i bën pjesë të procesit politik. Ato shërbejnë vetëm si magazina flamujsh dhe zyra mobilizimi gjatë fushatës. Një parti pa bazë funksionale, pa jetë politike të përditshme, nuk është më parti, por thjesht një trup i ngrirë që zgjohet vetëm kur bie gongu elektoral.

Mënyra si bëhen emërimet është tregues i qartë i këtij degradimi. Në PS nuk ka më karrierë politike përmes kontributit në parti, përmes kalimit nga forumet lokale në ato qendrore, përmes një procesi seleksionimi që të kalon nga baza te maja. Sot gjithçka varet nga lidhja personale me liderin, nga besnikëria dhe nga përdorimi pragmatik i figurave që shpesh s’kanë asnjë lidhje me jetën partiake. Ky model e bën partinë të parëndësishme për individin që aspiron pushtet: rëndësi ka vetëm lideri, jo organizata.

Në këtë kuadër hyn edhe një tjetër lëvizje e zgjuar e Ramës: tërheqja e specialistëve dhe figurave me profil të lartë nga radhët e opozitës, të cilët i ka promovuar më pas në poste drejtuese në qeveri apo institucione kyçe. Ky manovrim dobëson kundërshtarin politik, duke i marrë energjinë dhe ekspertizën, ndërsa për Ramën krijon imazhin e një lideri pragmatist që nuk njeh kufij partiakë kur bëhet fjalë për efikasitet dhe pushtet. Por ky pragmatizëm e bën PS-në edhe më të varur nga vullneti i një individi dhe e zhvesh nga çdo logjikë organizative apo ideologjike. Për militantët, kjo është një goditje e dyfishtë: ata ndihen të përjashtuar, ndërsa vendet drejtuese shkojnë tek të ardhurit nga jashtë.

Kjo ka prodhuar një PS që nuk i ngjan më vetes. Nuk ka ideologji, nuk ka debat, nuk ka jetë politike. Ka vetëm një lider që flet, që vendos, që përzgjedh dhe që përdor partinë si makineri për të siguruar mandatin tjetër. Ky është një model efikas për të fituar zgjedhjet, sepse centralizimi i jep energji dhe fokus, por është fatal për demokracinë e brendshme dhe për shëndetin afatgjatë të një partie që duhej të përfaqësonte një të majtë moderne shqiptare.

Në thelb, Edi Rama e ka kthyer PS-në në një parti elektorale të personalizuar. Një parti që jeton vetëm për zgjedhje dhe që pushon së ekzistuari në periudhën mes dy fushatave. Një parti ku nuk vendosin më forumet, por vendos vetëm një njeri. Një parti ku baza nuk dëgjohet, ku strukturat nuk pyeten, ku emërimet nuk burojnë nga kontributi, por nga besnikëria. Një parti që ka hequr dorë nga të qenit organizatë politike dhe është reduktuar në një instrument pushteti.

Dhe ky është një problem i madh. Sepse një parti që jeton vetëm për të fituar zgjedhje dhe jo për të ushtruar politikë reale, për të përfaqësuar qytetarët dhe për të prodhuar ide, është një parti e zbrazët. Një parti e tillë mund të fitojë sot, nesër, edhe pasnesër, por në fund humbet gjithçka që e bën një parti të vlefshme për shoqërinë. Dhe në këtë pikë, fitorja elektorale nuk është më sukses, por shndërrohet në dështimin më të madh të një partie politike.

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times August 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putini shpjegoi rritjen rekord të çmimeve të vezëve duke thënë se rusët filluan të hanin më shumë për shkak të rritjes së të ardhurave

Kosova Times Kosova Times January 11, 2024
Shqipëria dhe Ukraina bashkëpunim në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Ndërron jetë Stella Rimington, drejtoresha e parë femër e kundërzbulimit në MI5
KEDS-i mobilizohet pas paralajmërimeve për stuhi
Gjendje e jashtezakonshme ne Berlin: Gjermania mirëpret mbretin Karl me nderimet më të larta shtetërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?