Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar për pritje të gjata në disa pika kufitare të vendit.
Sipas përditësimit të fundit, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, qytetarët po presin deri në 1 orë e 20 minuta për të dalë nga Republika e Kosovës.
Edhe në pikën kufitare të Merdares ka vonesa, por situata me kolonat e automjeteve është pak më e mirë, me pritje deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pritjet janë në suazat e zakonshme.