Sipas raportit 24-orësh të Policisë, përleshja ka ndodhur dje pasdite. Në vendngjarje, njësitet policore kanë konfiskuar një armë automatike me dy karikatorë dhe 46 fishekë, e cila nuk është përdorur gjatë incidentit, si dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur në rrahje.

Nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona. Njëri prej tyre është liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit, përfshirë edhe të lënduarit, janë ndaluar për 48 orë, derisa hetimet mbi motivet e incidentit janë duke vazhduar.