By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë
Lajme

BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/24 at 11:12 AM
Kosova Times Published August 24, 2025
Share
SHARE

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të koalicionit VLEN dhe deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili pretendoi se ulja e numrit të këshilltarëve në komuna “nuk ka bazë etnike”.

 

BDI e ka quajtur këtë deklaratë përpjekje të qëllimshme për të relativizuar një vendim që, sipas tyre, është “flagrantisht diskriminues ndaj shqiptarëve”.

“Nuk është hera e parë që përfaqësuesit e VLEN-it mbulojnë dhe justifikojnë politika antishqiptare të një qeverie monoetnike, që shkel në mënyrë sistematike të drejtat e përfaqësimit të shqiptarëve”, thuhet në reagimin zyrtar të BDI-së.

Sipas kësaj partie, ulja e numrit të këshilltarëve, e vendosur në shtator 2024, prek drejtpërdrejt komunat me shumicë shqiptare.

Në reagim përmenden shembuj konkretë si Gostivari, ku numri i këshilltarëve u ul nga 31 në 23, dhe Struga, Kërçova, Vrapçishti, Zhelina dhe Tearca, ku janë hequr nga katër këshilltarë në secilën komunë. Për më tepër, BDI kritikon përjashtimin e diasporës nga përllogaritjet zyrtare, duke e cilësuar si një tjetër goditje për përfaqësimin dhe zhvillimin e komunave shqiptare.

BDI akuzon gjithashtu VLEN për mbështetjen e këtij procesi, duke e krahasuar me rastin e heqjes së balancuesit – një vendim që nga VLEN u paraqit si “fitore historike”, por që sipas BDI-së ka çuar në “spastrime etnike dhe diskriminim të hapur në institucionet publike”.

BDI thekson se vendimi për uljen e këshilltarëve është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe madje edhe me një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese që e ndalon këtë ndryshim pa reformë ligjore. Sipas tyre, përpjekja e qeverisë për të ndryshuar ligjin ka dështuar falë Frontit Europian, i cili e bllokoi iniciativën me shumicën e Badinterit, por megjithatë zbatimi po ndodh de facto me ndihmën e VLEN-it.

“Gënjeshtra e paraqitjes së VMRO-së si ‘viktimë’ është e qëllimshme dhe manipulim i pastër”, thekson BDI.

BDI shprehet se nuk do të qëndrojë indiferente ndaj shkeljes së Kushtetutës, Ligjit dhe Marrëveshjes së Ohrit dhe bën thirrje për mobilizim qytetar në referendumin e tetorit, duke paralajmëruar se “ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron”.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times August 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Strelkov kërkoi mbylljen e kufijve dhe mobilizimin e 900 mijë rusë të tjerë

Kosova Times Kosova Times January 30, 2023
Në Moskë, një burrë hodhi gruan dhe fëmijën e tij nga dritarja e katit të 16-të në kompleksin rezidencial Lefortovo Park
Agjenda ndërkombëtare dhe Kosova: Midis shpresës dhe realpolitikës
Në Korenë e Jugut, numri i të porsalindurve në vitin 2023 është më i ulëti që nga viti 1970
Horoskopi ditor 20 Prill 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?