By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët nga Tirana: Kriza në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët nga Tirana: Kriza në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës
Lajme

Analistët nga Tirana: Kriza në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/08/25 at 5:53 PM
Kosova Times Published August 25, 2025
Share
SHARE

Situatën politike e institucionale në Kosovë, si rrjedhojë e ngërçit në Kuvend, analistët nga Shqipëria e shohin mjaft shqetësuese dhe me pasoja të mëdha. Ata konsiderojnë se një nga pasojat është edhe mospërfshirja e Kosovës në agjendat ndërkombëtare.

 

Mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, njohësit e çështjeve politike në Tiranë e shohin të rrezikshëm si në aspektin e imazhit të Kosovës, ashtu edhe në pasojat ekonomike. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, tha për Radio Kosovën se situatën në Kosovë e konsideron si një veprim që ai e quan “me ia fut thikën vetes”.

“Më bën shumë përshtypje që në atë Kuvend nuk del një deputet që të thotë: “larg nga çmenduria politike kolektive që na ka zënë”. Prisja që të paktën një burrë aty të dilte e të thoshte që “në qoftë se jemi skllevër partiakë, të mos harrojmë që mbi partitë, mbi ne individualisht, mbi këdo tjetër, është Kosova, e cila është në rrezik shumë të madh. Rreziku nuk po i vjen më as nga Serbia, as nga armiqtë historikë, por nga vet ata, të cilët populli i Kosovës i zgjodhi me atë dinjitet që tregoi në zgjedhje. Në këtë aspekt, unë jam shumë kritik dhe shumë i zhgënjyer”, tha ai.

Berisha, gjithashtu shprehu habinë e tij se “pse perëndimorët janë treguar deri tani të durueshëm me klasën politike të Kosovës”.

“Në Kosovë po ndërtohet një lloj diktature e vogël, e cila po e dëmton aq shumë reputacionin e Kosovës, sa kam frikë se shumë prej atyre të cilët investuan paratë e taksapaguesve, vunë në shërbim ushtritë, e ndihmuan Kosovën në rindërtimin e vendit, në ri-ndërtimin e institucioneve demokratike, habitem si nuk e kanë humbur ende durimin sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse nuk ka asnjë faktor të jashtëm që i detyron politikanët e Kosovës që të bëjnë këtë veprim që po bëjnë. Në këtë aspekt, unë them që të gjitha palët janë përgjegjëse. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe formimi i qeverisë Albin Kurti, sepse janë faza të ndryshme. Por, ta lësh fare pa Kuvend Kosovën dhe të bëjnë atë lloj performance dy tre minutëshe në çdo dy ditë, është me të vërtetë një performancë që e vë në pikëpyetje shumë të madhe “a e meritojnë kosovarët ndihmën e madhe që iu dha Perëndimi, kur futi trupat, hapi Bonsteel-in, e çliroi Kosovën?” Ta keqpërdorësh këtë, do të thotë t’i zhgënjesh aleatët deri në atë masë sa një ditë do të thonë “ju nuk e keni merituar këtë”, shtoi ai.

Analisti nga Tirana, Ben Andoni tha për Radio Kosovën se situata aktuale në Kosovë është jashtëzakonisht shqetësuese në mbarëvajtjen e shumë proceseve që e presin Kosovën.

“Ju e dini që në shtator Kosova duhet të miratojë në Kuvend pjesën që lidhet me planin e zhvillimit të Bashkimit Evropian dhe Kosova është e etur për fonde. Në anën ligjore e shikoj shumë shqetësuese që Gjykata Kushtetuese mori përgjegjësi për zgjidhjen ligjore dhe interpretimin ligjor, por nuk sanksionoi se çdo të ndodhë me atë, nëse klasa politike e Kosovës nuk vendosë që të formojë institucionet”, tha Andoni.

Një shqetësim tjetër sipas Adonit është edhe mospërfshirja e Kosovës në agjendat ndërkombëtare.

“Situatën e shikoj shumë shqetësuese për imazhin e Kosovës mbi të gjitha tashmë Kosova nuk ka imazhin e një autoriteti moral që kishte më përpara që ishin SHBA-të dhe vendet e tjera të QUINT-it, që janë gjithmonë e më shumë indiferente, përveç Gjermanisë. Pasojat janë të mëdha dhe pasoja më e madhe është që Kosova tashmë gjithmonë e më shumë nuk është në agjenda. Pasoja e dytë është pasoja reale, e cila lidhet me gjendjen ekonomike të Kosovës, siç thashë, ka masa shtrënguese mbi Kosovën. Ndërkohë, edhe për Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, tashmë Kosova do të jetë e privuar nëse nuk arrin të miratojë në Kuvend kalimin e Planit për të marrë këto fonde”, shtoi ai.

Sipas Andonit, nëse Kosova vazhdon me këtë logjikë, atëherë pak nga pak do të mbetet si një lloj “Tajvani i varfër” në mes të Ballkanit.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times August 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takohet me krye-akademikun Mehmet Kraja, flasin për projektin e enciklopedisë shqiptare

Kosova Times Kosova Times September 11, 2023
Vdes një person në vetaksident
Pse ylli i së majtës u bë model për AfD-në
Europol: 270 persona nga rrjeti i errët, nga dhjetë vende, u arrestuan në operacionin “RapTor”
Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?