By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale
Lajme

KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale

Kosova Times
Last updated: 2025/08/25 at 10:47 AM
Kosova Times Published August 25, 2025
Share
SHARE

Të hënën në mëngjes, zyrtarët e shërbimit votues filluan javën e fundit të shqyrtimit të aplikimeve të shtetasve që jetojnë jashtë Kosovës për t’u regjistruar për votim me postë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Që nga 23 korriku, në shtatë ditë të javës, nga ora 8 e mëngjesit dhe deri në mesnatë, zyrtarët e shërbimit votues kanë shqyrtuar mijëra aplikime të paraqitura në platformën eletronike të KQZ-së.

Gjatë këtyre 33 ditëve, janë regjistruar për votim me postë mbi 21 mijë shtetas të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për eo zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Prej më shumë se një muaji, në shtatë ditë të javës, dhjetëra zyrtarë të shërbimit votues, kanë shqyrtuar aplikimet për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe brenda një kohe të shpejtë kanë kthyer përgjigje për çdo aplikues. Nga data 23 korrik, kur ka filluar procesi i regjistrimit, dhe deri më 24 gusht, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 26,480 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 21,291, ndërkaq janë refuzuar 5,186. Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tyre jashtë Kosovës. Po ashtu, sipas KQZ-së, çdo aplikues është njoftuar për arsyet e refuzimit të aplikimit dhe mundësinë e ri-aplikimit, duke plotësuar kushtet e parapara.

Sipas të dhënave krahasuese të KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar është shumë më i ulët se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të 9 shkurtit 2025, kur ishin regjistruar rreth 105 mijë. Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2021, procesi i regjistrimit këtë vit është më i lartë.

“Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit është më i ulët se në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të 9 shkurtit 2025. Megjithatë, sipas të dhënave të deritashme është tejkaluar numri i votuesve të regjistruar në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, që ishte mbi 15,500”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, vetëm shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen për votim jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në periudhën e cila do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor 2025.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times August 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Nga shtëpia jonë tek e juaja”, Abdixhiku uron Vitin e Ri 2024

Kosova Times Kosova Times December 31, 2023
Vuçiq nderon Richard Grenellin për “qasje të balancuar ndaj Serbisë”
A ka ShBA-ja mjete për të penguar pushtimin e mundshëm të Tajvanit nga Kina?
Lajçak dhe diplomatët amerikanë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Serbët në veri me kërkesa për largimin e barrikadave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?