Me këtë rast, në fjalën e tij, ai tha se Kosova bashkohet jo vetëm me ata në Ukrainë, por edhe me njerëz në mbarë botën, në shënimin e 34-vjetorit të pavarësisë së një vendi që është bërë njëkohësisht më i famshmi në Evropë sot.

“Kosova e ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror, në mënyrë që ajo të ndërtojë një të ardhme të fortë në vend që të mbetet vazhdimisht e ekspozuar ndaj agresionit. Aktiviteti diplomatik i ditëve të fundit ka nënvizuar se sa qendrore mbetet kjo çështje”, tha kryeministri në detyrë, duke shtuar se që nga fillimi i luftës, Kosova ka zgjedhur të mos jetë një vëzhgues, por iu bashkua Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendosjen e sanksioneve dhe hapi dyert  për gazetarët dhe të tjerët që kërkonin strehim dhe një vend të sigurt.

Mes tjerash, Kurti ka uruar ukrainasit, duke konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën në këtë rast solemn, e përkushtuar për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj dhe synimin për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe paqësore.